LAJMI I FUNDIT:

Gjoks i mbushur nga dhjami i ijëve dhe kofshëve

Gjoks i mbushur nga dhjami i ijëve dhe kofshëve

Atë që shumë nga ne ëndërrojmë, tashmë mund të bëhet realitet: nëse keni ëndërruar gjithmonë një gjoks pa protezë silikoni, lexoni pak se ç’mund të sjell e ardhmja.

Pas pak muajsh mund të jetë e mundur që dhjamin e hequr nga ijët dhe kofshët do të mund të përdoret për të mbushur gjoksin, një operacion me rezultat të dyfishtë. Lajmi do të josh të gjitha ato femra të cilat nuk kanë pëlqyer kurrë mbushjen artificiale.

Teknika është eksperimentuar në SHBA dhe në Britaninë e Madhe dhe ka dhënë rezultate të shkëlqyera. Në këtë mënyrë gjoksi do të modifikohej me një lëndë natyrale, ijet dhe kofshët do të rimodelohen automatikisht. Avantazh tjetër i kësaj teknike është se nuk do të duhej që pas disa vitesh të zëvendësosh protezën. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Sa vërtet duhet të jetë TENSIONI NORMAL I GJAKUT për moshën tuaj

Sa vërtet duhet të jetë TENSIONI NORMAL I GJAKUT për moshën tuaj

Shëndetësi
Kalo në kategori