LAJMI I FUNDIT:

Gjobiten shoferë në Shkup, 75 për tejkalim të shpejtësisë

Gjobiten shoferë në Shkup, 75 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme (03.04.2021) të territorin e qytetit të Shkupit ka regjistruar 163 shkelje në trafik, prej të cilave 75 për tejkalim të shpejtësisë, 9 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 5 për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara.

Janë shqiptuar edhe 9 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 5 për kalim në të kuqe në semaforë, 2 për mosvënien e rripit të sigurisë dhe 33 për parkim të parregullt.