Kur është inaugurimi?
Donald Trump do të përurohet si president i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 20 janar. Ceremonia është planifikuar të fillojë paradite, në orën 11.30 me atë të Washingtonit ose 17.30 me orën shqiptare, me një koncert muzikor, raporton Politico.com.
Më pas presidenti Donald Trump dhe Zëvendës presidenti Mike Pence do të marrin pjesë në paradën tradicionale të përurimit, që është planifikuar të fillojë në orën 15.00 të pasdites ose në 21.00 me orën shqiptare.
Parada tradicionale do të mbahet nga Pennsylvania Avenue, midis Capitol Hill dhe Shtëpisë së Bardhë, ku shumica do të jetë e hapur për publikun dhe pa biletë.
Kush do të marrë pjesë në inaugurim?
Përveç Trump dhe familjes së tij dhe asaj Obama, disa ish presidentë do të jenë të pranishëm. Jimmy Carter është i pari që ka deklaruar se do të marrë pjesë dhe po ashtu edhe George W Bush. Ish zëvendës presidenti Dick Cheney ka thënë se do të jetë aty. Po ashtu ish presidenti Bill Clinton dhe kandidatja për zgjedhjet presidenciale 2016, Hillary Clinton do të jenë prezent në ceremoninë e Inaugurimit. George H.W Bush nuk do të jetë aty, për arsye shëndetësore.
Në ceremoninë e inaugurimit do të marrin pjesë edhe udhëheqësit fetarë të shquar si kardinali katolik Timothy Dolan dhe Kleri Franklin Graham. Në total, planifikuesit presin rreth 800 mijë njerëz, shumë më pak se pjesëmarrësit në inaugurimit të presidentit Obama.
Kush do të performojë në inaugurim?
Three Doors Down dhe Toby Keith i janë bashkuar listës së të ftuarëve me Rockettes, korit Mormom Tabernackle dhe Jackie Evancho nga “America’s Got Talent”, i cili do të këndojë himnin kombëtar.
Çfarë do të përmbajë parada tradicionale e inaugurimit?
Parada përfshin bandat e shkollave të mesme, trupat policore dhe grupet civile nga i gjithë vendi. Po ashtu është thënë se të gjitha degët e ushtrisë do të marrin pjesë.
Gjithashtu priten që të ndodhin edhe shumë ngjarje jo zyrtare, mes të cilave disa protesta anti-Trump.
Më e madhja pritet të jetë Marshimi i Grave në Washington, ku janë parashikuar të marrin pjesë rreth 200 000 njerëz. Tubime të tjera parashikojnë diku nga 100 deri në 50 000 të pranishëm.
Çfarë do të bëjë presidenti Obama në inaugurim?
Presidenti Obama dhe Donald Trump do të takohen paraprakisht në Shtëpin e Bardhë.Ata së bashku me gratë e tyre do të drejtohen nga Shtëpia e Bardhë drejt ceremonisë së inaugurimit. Pas inaugurimit Obama dhe familja e tij do të fluturojnë me Air Force One drejt një destinacioni ende të pashpallur, transmeton syri.
Ndërkohë pjesa më e madhe në qendër të Washington D.C do të jetë e mbyllur gjatë inaugurimit. Mbylljet në “Zonën e Kuqe’ do të fillojnë mesditën e 18 janarit dhe nuk do të rihapen deri më 23 janar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Çfarë do të thotë për Ukrainën pezullimi i ndihmës ushtarake nga SHBA-ja?

Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Si ndikon në industrinë e mbrojtjes amerikane, pezullimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën?

Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi