LAJMI I FUNDIT:

Gjirokastër, tjetër konfiskim droge

Gjirokastër, tjetër konfiskim droge

Policia e qytetit të Gjirokastrës ka kryer në orët e para të mëngjesit të të martës një operacion kundër trafikut të kanabisit. Sipas informacioneve të autoriteteve lokale, uniformat blu kanë sekuestruar 98 kilogramë drogë, si dhe kanë shpallur në kërkim transportuesin.

NOA raporton se droga është zbuluar në një automjet të drejtuar nga shtetasi me iniciale V.A, 26 vjeç, nga Këlcyra.

Gjithashtu, mësohet se përmes operacionit, të koduar me emrin “Ngrica 2” është shmangur trafikimi i sasisë së lëndës narkotike drejt Greqisë.

Operacioni i sotëm vjen pas atij të të hënës, të zhvilluar po në Gjirokastër, ku policia konfiskoi 75 kilogramë hashash dhe shpalli në kërkim katër banorë të Lazaratit. /Telegrafi/