LAJMI I FUNDIT:

Gjilani, borxhe deri në “fyt”

Gjilani, borxhe deri në “fyt”

Komuna e Gjilanit, e cila tash më shumë së një vit drejtohet nga Lutfi Haziri, vazhdon të jetë në “dietë” të ashpër buxhetore, e cila pati nisur në vitin e kaluar e që po vazhdon edhe sivjet, si pasojë e borxhit të madh që Komuna i ka ndaj operatorëve të ndryshëm dhe të cilët po mundohet t’i shlyejë.

Qyteti i Gjilanit, që ka një buxhet vjetor prej rreth 22 milionë eurove, kurse pretendohet se vetëm operatorëve privatë ky qytet u ka borxh rreth shtatë milionë euro.

Borxhet po shkojnë duke u shlyer, por ato ende mbeten të mëdha. Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, thotë se në momentin që e kishte marrë mandatin e të qenit kryetar i komunës, si detyrë parësore kishte marrë servisimin e borxheve dhe ka shtuar se është arritur që të shlyhen rreth 2 milionë borxhe të trashëguara. /Zëri/Telegrafi/