Një gjermane 65 vjeçe, nënë e 13 fëmijëve dhe gjyshe e 7 nipërve e mbesave, ka lindur katërnjakë “jo plotësisht të zhvilluar” në Berlin, një rast që ka ngjallur debat rreth shtatzënive të vona.
Annegret Raunigk, e cila ka bërë fekondimet in vitro në Ukrainë, megjithatë është nëna më e moshuar në botë që ka lindur katërnjakë, thekson kanali televizivRTL, i cili kishte të drejtat ekskluzive për ta përcjellë këtë shtatzëni të veçantë.
Foshnjat e lindura para kohe, tre djem e një vajzë, kanë lindur të martën me prerje cezariane, pas vetëm 26 javë shtatzënie. Ato janë vendosur në inkubator, por kanë “shanse të mira për të mbijetuar”, thekson një komunikatë e RTL-së.
“Megjithatë, të porsalindurit, krahasuar me një lindje normale, në javën e 40-të të shtatzënisë, nuk janë ende të zhvilluara plotësisht. Prandaj, komplikime eventuale nuk mund të përjashtohen plotësisht”, vijon kanali.
Katërnjakët, plotësim dëshire e vajzës
Annegret Raunigk, mësuese e anglishtes dhe e rusishtes, e cila do të pensionohet në vjeshtë, kishte bërë përpjekje të shumta në Ukrainë me një donator dhe donatore anonimë. Përpjekja e fundit doli të jetë e suksesshme pasi që katër vezorët e vendosur ishin fekonduar.
“Me gjithë kushtet e jashtëzakonshme, shtatzënia çuditërisht ka shkuar pa probleme”, siguron RTL-ja, duke përcjellë dëshminë e mjekëve që janë përkujdesur për këtë rast.
Për këtë grua elegante, me flokë të kuqe e një palë syze të holla në sy, kjo nuk është shtatzënia e parë e vonë. Më 2005, kur ishte “veç” 55 vjeçe, ajo kishte lindur një vajzë.
Është kjo kohë kur ajo vendos t’ia plotësojë dëshirën vajzës më të vogël, e cila e luste t’i lindte një vëlla ose një motër. “Aty vendosa për një fekondim artificial”, ka treguar ajo.
Të lindur nga baballarë të ndryshëm, fëmijët e tjerë të Annegret Raunigk të gjithë tashmë janë larguar nga shtëpia e nënës.
Shumë kohë para lindjes, Neeta (655 g, 30 cm), Dries (960 g, 35 cm), Bence (680 g, 32 cm) dhe Fjonn (745 g, 32,5 cm), kishin ngjallur shumë interes te mediet në Gjermani. Duhet thënë se kanali televiziv privat, i cili transmeton shumë emisione të tele-realitetit, kishte siguruar të drejtat ekskluzive rreth kësaj historie rokamboleske.
Fëmijët më mundësojnë të mbetem e re
Është ky kanal ai që e kishte bërë publike këtë shtatzëni në prill. Pasi e ka përcjellë Annegret Raunigk muajve të fundit në formën e një “ditari të shtatzënisë”, RTL-ja ka premtuar se do ta ndjekë këtë histori, ndonëse siguron se nuk ka incizuar asnjë sekondë në spitalin ku kanë lindur foshnjat.
Kanali ka treguar po ashtu se nëna nuk i është përgjigjur asnjë kërkese për intervistë të bërë nga mediet e tjera.
Kur e kishte zbuluar këtë shtatzëni të jashtëzakonshme, berlinezja u kishte dhënë intervistë vetëm RTL-së dhe gazetës me tirazh të madh “Bild”, e cila e kishte nxjerrë në ballinë me titullin: “Jam 65 vjeçe dhe pres katërnjakë”.
Duhet thënë po ashtu se për Annegret Raunigk ky nuk është bashkëpunimi i parë me grupin RTL. Para dhjetë vjetësh ajo kishte negociuar një kontratë të ekskluzivitetit me kanalin dhe gazetën “Bild” për lindjen e vajzës.
E intervistuar në prill, berlinezja kishte hedhur poshtë kritikat për mungesë përgjegjësie nga ana e saj, sidomos duke pasur parasysh faktin se ajo do të jetë mbi 70 vjeçe kur fëmijët do të hyjnë në shkollë.
“Kurrë nuk mund ta dimë se çfarë do të ndodhë. Gjëra të tilla mund të ndodhin edhe kur jeni 20 vjeçe”, ishte arsyetuar ajo, duke aluduar në vdekjen. Ajo ka theksuar se i takon secilit të vendosë për vete për t’u bërë prind. “Fëmijët më mundësojnë të mbetem e re”, kishte shtuar ajo.
Viteve të fundit shumë raste të shtatzënive të vona kanë tërhequr vëmendjen, sidomos në Itali. Në Gjermani, këngëtarja italiane tejet e popullarizuar Gianna Nannini, ka qenë në qendër të vëmendjes më 2010, pasi ka lindur një vajzë në moshën 56-vjeçare. /zeri/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMisteri i lumit në Peru, temperatura e ujit arrin në 100 gradë celsius – i djegë viktimat për së gjalli
Google Maps tregon dy persona të varrosur nën pistën e një aeroporti në SHBA - arsyeja është e çuditshme
Thjeshtë mahnitëse – disa nga modelet më kreative dhe më unike të tortave
Burri që prej 25 vitesh jeton në anije, tregon sa i kushton qëndrimi në to në vit
Nëna filmoi sjelljen e ëmbël të vajzës së saj në një restorant
Pronarja instaloi kamerën për të parë kafshën në shtëpinë e saj gjatë pushimeve – u mbet e shokuar çfarë pa aty
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale