LAJMI I FUNDIT:

Gjermania rreth 30 milionë euro për Kosovës këtë vit

Gjermania rreth 30 milionë euro për Kosovës këtë vit

Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë e mbështet Kosovën në përafrimin me Bashkimin Evropian dhe zhvillimin ekonomik e social të vendit.

Duke iu referuar negociatave qeveritare me Republikën e Kosovës të datës 22 maj 2015, Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë ofron në dispozicion një shumë të re prej 29.5 milionë euro për vitin 2015.
Projektet e bashkëpunimit financiar përmbajnë programe të energjisë, përmirësimit të sistemit të ngrohjes qendrore në Prishtinë dhe programe për trajtimin e ujërave të zeza dhe menaxhimin e mbeturinave. Projektet e bashkëpunimit teknik përmbajnë programe në fushën e arsimit dhe përkrahjes së punësimit, menaxhimit të tokës dhe kadastrit, efiçiencës së energjisë, si dhe ngritjes së shërbimeve lokale të qëndrueshme dhe fondeve për studime dhe ekspertë, transmeton Telegrafi.

Me një vëllim të deritanishëm prej mbi 450 milionë euro, Gjermania është njëri nga donatorët më të mëdhenj në fushën e bashkëpunimit zhvillimor me Kosovën. Veç kësaj, Gjermania angazhohet edhe në kuadër të BE-së dhe në projekte të tjera multilaterale. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Ekonomi
Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Ekonomi
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Ekonomi
Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Ekonomi
ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

Ekonomi
Kalo në kategori