Gjatë këtij viti janë rritur dërgesat e qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit. Sipas të dhënave të fundit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës deri në muajin shtator, vlera e tyre ka arritur në 566 milionë euro apo 12 për qind më shumë se vitin e kaluar.
Republika e Kosovës konsiderohet si një ndër shtetet me më së shumti dërgesa të diasporës.
Janë mbi 22 për qind e familjeve që pranojnë para nga të afërmit e tyre, e që në shumicën e rasteve shfrytëzohen për konsum ditor.
Në mesin e kësaj përqindjeje është edhe familja gjashtë anëtarëshe e Arianit Gashit, student në Universitetin e Prishtinës.
Ai tregon se babai i tij që 13 vite me radhë punon në Gjermani dhe të gjitha kërkesat dhe nevojat e familjes mbulohen nga paratë që dërgon ai.
“E gjithë familja varemi nga paratë e babait. Unë jam student dhe nuk punoj. Kështu që për çdo shpenzim të nevojshëm paratë i dërgon babi. Për familjen time edhe gjatë këtij viti shuma e mjeteve ka qenë përafërsisht e njëjtë me vitin e kaluar”, ka thënë Arianiti.
Kushtet e rënda socio-ekonomike në Kosovë në një mënyrë obligojnë qytetarët e Kosovës që jetojnë në vendet e ndryshme të botës të dërgojnë para për familjet e tyre, thonë ekspertë për çështje ekonomike.
Kryetari i Odës Ekonomike Gjermane në Kosovë, Samir Krasniqi për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se shuma e dërgesave varet edhe nga gjendja ekonomike e atij shteti ku jetojnë qytetarët e Kosovës, por edhe gjendja e anëtareve të familjeve të tyre në Kosovë.
“Sa më e keqe që është gjendja ekonomike në Kosovë, si rrjedhojë familjet e atyre që iu dërgojnë remitanca janë në gjendje të vështirë, ata në një farë mënyre janë të detyruar të dërgojnë mjetet te familjet e tyre”.
“Kemi një rritje të remitencave dhe them se është e lidhur me këto arsye duke i dhënë më shumë përparësi gjendjes ekonomike të shteteve nga vijnë dërgesat”, tha Krasniqi.
Sipas shifrave zyrtare, remitencat që pranohen në Kosovë vijnë kryesisht nga Gjermania dhe Zvicra, vende këto nga të cilat dërgohen 36.3 përkatësisht 22.1 për qind të gjithsej remitencave të pranuara në Kosovë.
Por, Krasniqi, shpreh shqetësimin se dërgesat ende nuk kanë arritur të shfrytëzohen për ndonjë investim, por vetëm për konsum ditor apo, siç thotë ai, për të mbijetuar familjet e atyre që janë të varur nga remitencat.
“Do të ishte mirë që të ishte ndryshe, që këto remitenca mos të shfrytëzohen vetëm për konsum por të kanalizoheshin edhe në investime, që në këtë mënyrë të përfitonin edhe familjet të cilat varen nga to, por njëkohësisht edhe ata që dërgojnë mjete nga shtet e Bashkimit Evropian.”
“Këtu mungon një strategji nga qeveria që të kanalizojë dhe tu ofrojë mundësi që këto remitenca të investohen dhe jo të përdoren për konsum ditor”, tha Krasniqi.
Edhe eksperti për çështje ekonomike, Ismail Kastrati, për Radion Evropa e Lirë, konsideron se mënyra më e mirë e shfrytëzimit të këtyre mjeteve do të ishte orientimi i tyre në investime në sektorë të ndryshëm në Kosovë, në hapjen e bizneseve familjare, e që rrjedhimisht do të mundësonte punësim dhe zbutje të varfërisë.
“Orientimi i dërgesave në investime, në zhvillim do të ishte shumë i logjikshëm pasi do të mundësonte zbutjen në aspektin social për një periudhë të gjatë, konkretisht zvogëlimin e shkallës së papunësisë dhe varfërisë. Por, këto ndihma sa për të ekzistuar nuk kanë ndonjë perspektivë të gjatë”, ka thënë Kastrati për Radion Evropa e Lirë.
Në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, ndër të tjera thuhet se përveç familjeve edhe aktiviteti ekonomik në nëntë muajt e parë të vitit 2015 është mbështetur nga dy burime të rëndësishme të rritjes ekonomike në vend, remitencave dhe investimeve të huaja. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija e prefektë për Ramazan

Reagon Murati: Mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave në vlerë 35.8 milionë euro

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe