LAJMI I FUNDIT:

Gjendja e rrugëve në Maqedoni

Gjendja e rrugëve në Maqedoni

Për shkak të reshjeve të shiut, në Pletvar nga ora 17:15 u vendos ndalesa për automjete të rënda.

Komunikacioni i rrugëve po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, ndërsa në pjesët malore të rrugëve ka mbetje nga bora.

Nga LAMM njoftojnë se reshje shiu ka në Manastir, Prilep, Krushevë dhe Strumicë.


Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë, respektim të sinjaleve të vendosura në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, sidomos në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.

Kjo veçanërisht ka të bëjë për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë./Telegrafi/