LAJMI I FUNDIT:

Gjatë 40 vjetëve mblodhi 500 mijë monedha (Video)

Gjatë 40 vjetëve mblodhi 500 mijë monedha (Video)

Orta Anders, i cili nga vitet e ’70-ta kishte mbledhur monedha, përfundimisht ka vendosur t’i shndërrojë në vlerë kursimet e veta.

Të martën që e lamë ai ftoi miqtë dhe anëtarët e familjes që t’i ndihmonin t’i çonte në bankën lokale mbi 500 mijë monedhat e vendosura në 15 enë 20 litërshe prej plastike, transmeton Koha.net.

“Mbi 40 vjet nuk kam shpenzuar asnjë monedhë metali. Më parë do të theja dollarin e letrës për ta shpenzuar sesa monedhën e metaltë”, deklaroi Anders.

Orta gjatë më shumë se 40 vjetëve ka mbledhur 513.614 monedha të cilat i ka ruajtur në enë 20 litërsh.


Ndonëse shumëkush do të mendonte se nëpunësit e bankës do ta kenë pritur me buzëqeshje “të thartë” në fytyrë për shkak të aq shumë monedhave, në fakt nodhi ndryshe.

Drejtori i filialës, Rajan Kilpatrik deklaroi se e gjithë ngjarja ishte një reklamë e shkëlqyeshme për bankën e tij, ndërsa Orta u ka mbajtur leksion sesi duhet kursyer.

Duke i kthyer në para monedhat e ruajtura, Anders fitoi 5.136 dollarë, të cilat, siç deklaroi, i përdori për të shlyer borxhin për mjekim.