LAJMI I FUNDIT:

Gjakova rrit të hyrat vetanake për 200 mijë euro

Gjakova rrit të hyrat vetanake për 200 mijë euro

Kuvendi Komunal i Gjakovës, sot ka mbajtur mbledhjen e rregullt, ku kanë shqyrtuar disa pika të rëndësishme të rendit të ditës.

Në prezencën e asamblistëve, përfaqësuesve të OJQ-ve, kryetarëve të bashkësive lokale, mediave dhe qytetarëve, fillimisht u prezantua informata financiare për periudhën janar-shtator 2014, njofton Komuna e Gjakovës.

Komuna e Gjakovës ka arritur që të ngrit të hyrat vetanake për 200 mijë euro më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2013.


Gjithashtu, Komuna e Gjakovës ka realizuar planifikimet buxhetore 85%, ndërsa sfidat që është përballur qeverisja e re nuk kanë qenë të lehta. Ekzekutivit në Gjakovë i mbesin ende barrë edhe 2.5 milion euro borxhe të trashëguara, por megjithatë edhe përkundër këtij fakti të pamohueshëm,

Komuna ka arritur që disa projekte ti realizoj edhe përmes donacioneve të përfituara nga organizata të ndryshme.

Në mbledhjen e sotme u miratuan edhe dy kërkesa, për dhënien në shfrytëzim të tokës komunale për investitorë të cilët do të investojnë në bujqësi me ndikim në hapjen e vendeve të reja të punës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Minimi i 8-të, sot bllokohet sërish segmenti i rrugës Kijevë-Dollc

Minimi i 8-të, sot bllokohet sërish segmenti i rrugës Kijevë-Dollc

Ekonomi
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kalo në kategori