LAJMI I FUNDIT:

Givenchy ju këshillon: lëkurë dhe tyl në pranverën e 2015-ës

Givenchy ju këshillon: lëkurë dhe tyl në pranverën e 2015-ës

Në Paris po zhvillohet ende Java e Modës. Ndërsa kemi parë sfilatat e shtëpive më të rëndësishme të modës, një koleksion i shumëpritur ishte ai i Givenchy.

Ngjyrat më të përdorura tek veshjet ishin e bardha dhe e zeza. Nuk mungonin detajet prej qëndismash dhe tyli. Ricardo Tisci krijoi kontrast, pasi kombinoi ato me çizme të gjata lëkure për një pamje më rock.


Ndër modelet e famshme që parakaluan me veshjete Givechy ishin Rosie Huntington Whiteley dhe Kendall Jenner.

27-vjeçarja Whiteley ka patur një muaj të ngarkuar, pasi ka sfiluar në disa sfilata të rëndësishme dhe gjithashtu ka ndjekur nga rreshtat e parë shumë të tjera.

Një risi në botën e modës ka qenë Kendall Jenner. Kendall, gjysmë-motra e Kim Kardashian, ka shkëlqyer në cilëndo sfilatë dhe është duke krijuar emrin e saj mes modeleve më të famshme në botë.

Nuk mund të mungonte Cara Delevingne. Britanikja, e cila në moshën 21-vjeçare ka shumë eksperiencë në pasarelë, është duke ngjitur gjithmonë e më lart shkallët e karrierës.

Ndër të ftuarit kryesorë ishin Kim Kardashian, bashkëshorti i saj Kanye West dhe vajza e tyre njëvjeçare, North. Ata janë miq të ngushtë të stilistit kryesor të Givenchy, por erdhën edhe për të mbështetur Kendall-in, shkruan Anabel. Kim e ka Givenchy-n shtëpinë e preferuar të modës. Madje edhe fustani i dasmës mban firmën e Tisci-t.

Nuk mungonte këngëtarja Ciara, e cila ka sjellë në jetë fëmijën e saj vetëm para një muaji. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Keshilla Modë
Performancë, mes disiplinës dhe lirisë: Kombinime që duhet t'i rikrijoni patjetër

Performancë, mes disiplinës dhe lirisë: Kombinime që duhet t'i rikrijoni patjetër

Keshilla Modë
Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!

Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!

Si të bëni foto të nxehta për t'ia dërguar të dashurit tuaj? 11 ide që do ta bëjë të çmendet pas jush

Si të bëni foto të nxehta për t'ia dërguar të dashurit tuaj? 11 ide që do ta bëjë të çmendet pas jush

A e prishni agjërimin nëse vëni makijazh gjatë Ramazanit

A e prishni agjërimin nëse vëni makijazh gjatë Ramazanit

Këshilla dhe arsye
Kalo në kategori