Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, ka thënë se projektbuxheti për vitin 2016, i miratuar nga Qeveria e Kosovës nuk mundëson zhvillim ekonomik. Sipas tij, ky buxhet pasqyron gjendjen e vështirë në të cilën gjendet Kosova. Ai ka mëdyshje se gjatë këtij vitit mund të arrihet rritja ekonomike prej 3 për qind.
“Si Odë Ekonomike e Kosovës, kemi thënë se nuk presim mrekulli ekonomike në 2015, sukses i Qeverisë do të ishe të ndalet hovi negativ. Konsideroj se në tremujorin e tretë të këtij viti janë bërë të hapa pozitiv. Është utopike të presim përmirësime të gjendjes ekonomike shumë shpejtë. Është çudi si ka mund të arrihet ky buxhet në këto rrethana dhe me këto tensione politike të vazhdueshme”, tha ai.
Sipas tij, Qeveria duhet t’i kushtojë rëndësi më të madhe sektorit privat, i cili ka rol domethënës në ekonominë e vendit.
“Projektbuxheti për vitin 2016, i miratuar nga Qeveria e Kosovës, nuk është buxhet i cili premton zhvillim ekonomik. Duhet të jemi real dhe vet kritik, ky është buxhet i cili më tepër pasqyron realitetin në Kosovë se ai zhvillimit. Në qoftë se në të ardhmen mendohet të kemi rritje të buxhetit cili premton zhvillim ekonomik, duhet të kemi sundim të rendit dhe ligjit. Po ashtu duhet të kemi më shumë siguri për bizneset vendore dhe po ashtu duhet ofruar mbrojtje sektorit privat. Për ekonominë duhet më shumë të bëhet se sa të flitet. Por me kalimin e kohës duhet të kuptohet se zhvillimi ekonomike ka një adresë tjetër, e jo siç është duke u vepruar aktualisht”, ka thënë gjatë një bisede për Telegrafin, kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu.
I pari i bizneseve kosovare thotë se edhe rritja ekonomike në parametra prej 3 për qind, do të jetë e vështirë për tu arritur.
“Është e tepërt të pritet rritje ekonomike prej 3 për qind, sikur e paraqet Banka Botërore. Nëse do ta kemi rritjen reale ekonomike prej 1 ose 1.5 për qind do të ishte suksesi më i madh i ekonomisë kosovare. Kur flitet për rrije ekonomike duhet të analizohen indikatorët që ndikojnë në rritjen ekonomike, a janë investimet e huaj direkte, a janë investimet nga diaspora, a është krijimi i vendeve të reja të punës, a është përmirësimi i bilancit të pagesave që do të thotë se Kosova ka eksport, apo gjithmonë do të jetë vetëm konsumi si barometër matës i rritjes ekonomike”, ka thënë kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush ia dhuroi qaforen e famshme me shqiponjë, Jean-Claude Van Damme-it?
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Sogojeva: Në vitin 2025 të ulet TVSH dhe të rregullohet çështja e kuponave fiskal
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova