LAJMI I FUNDIT:

Gërhitja e zëshme rrit rrezikun nga sulmi në tru

Gërhitja e zëshme rrit rrezikun nga sulmi në tru

Hulumtimet e fundit kanë treguar se ekziston lidhje e fuqishme në mes të gërhitjes së zëshme, sëmundjeve të zemrës dhe sulmit në tru. Personat të cilët gërhasin heshtazi apo qetazi janë më pak në rrezik për të pësuar nga sëmundjet e lartpërmendura.

Hulumtuesit hungarezë kanë biseduar me mbi 12.000 pacientë dhe kanë përfunduar se personat të cilët gërhasin zëshëm janë shumë më të ekspozuar ndaj sëmundjeve kardiovaskulare apo sulmit në tru për dallim nga pjesa e tjetër e popullatës, njofton BBC.

Rezultatet e këtij hulumtimi, të cilat janë publikuar në revistën shkencore Journal Sleep, hedhin dritë të re në teoritë e deritanishme mbi lidhjen e gërhitjes së zëshme dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Në një periudhë të caktuar të jetës të gjithë njerëzit gjatë fjetjes gërhasin në mënyrë të zëshme apo të heshtur. Më shpesh gërhasin personat me peshë të shtuar. Hulumtimet kanë dëshmuar se rregullisht gjatë fjetjes gërhasin 40 për qind e meshkujve dhe 24 për qind e femrave.


Për dallim me pjesën tjetër të popullatës, personat të cilët gërhasin zëshëm kanë 34 për qind më shumë gjasa të preken nga sulmi në zemër dhe madje 67 për qind gjasa të sulmohen nga sulmi në tru.

Është interesante e dhëna se tek njerëzit të cilët gjatë fjetjes gërhasin heshtazi nuk ka rrezik të shtuar për t’u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare. Derisa, lajm i mirë për meshkujt është se gërhitja e zëshme zvogëlohet pas moshës së tyre shtatëdhjetëvjeçare.

Në trend Stil

Më shumë
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

A e dini se...
Influencerja tregon se si është të jetosh në një apartament prej 9 metrave katror në Paris, ku qiraja është 500 euro

Influencerja tregon se si është të jetosh në një apartament prej 9 metrave katror në Paris, ku qiraja është 500 euro

A e dini se...
Pajisjet që nuk duhet t'i lani kurrë me makinën larëse

Pajisjet që nuk duhet t'i lani kurrë me makinën larëse

A e dini se...
Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku

Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku

Bëje vet
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Bricjapi - Horoskopi vjetor për 2025: Një fillim dinamik i vitit, gushti sjell dilema dashurie

Bricjapi - Horoskopi vjetor për 2025: Një fillim dinamik i vitit, gushti sjell dilema dashurie

Astrologji
Kalo në kategori