LAJMI I FUNDIT:

General Dynamix prezanton tabletin Itronix

General Dynamix prezanton tabletin Itronix

Kompania General Dynamics a nxjerrë në shitje tabletin e tij më të fundit Itronix GD3015, një model që krahas opsioneve është dhe shumë rezistent ndaj goditjeve të jashtme.

Ky tablet ka një ekran LCD 10.1-inch me prekje të shumëfishtë, një procesor 1.6 GHz Intel Atom z530, 2GB DDR2 RAM, një memorje të integruar 160 GB me mundësi rritje edhe 64 GB të tjerë përmes kartës SD, dy porta USB-je, GPS dhe një kamera të integruar në pjesën ballore të tabletit 2 megpiksel.

Tableti Itronix GD3015 ndodhet aktualisht në treg dhe kushton 2.400 $. /Telegrafi/