Festivali ndërkombëtarë i skulpturës “Sculp Fest” është i pari dhe i vetmi i tillë jo vetëm në Kosovë por edhe në tërë Ballkanin. Sculp Fest është emri gjeneral i projektit i cili ndahet në tre departamente / festivale: Sculp’ice, Sculp’edu dhe Sculp’biennale. Përderisa dy të parat (Sculp’ice dhe Sculp’edu) zhvillohen çdo vit, Sculp’biennale do të mbahet çdo dy vite dhe do te startoje ne vitin 2016.
Ekipi i festivalit njofton të gjithë adhuruesit e artit të skulpturës dhe arkitekturës që përgatitjet për edicionin e ri kanë përfunduar. Festivali edukativ Sculp’edu do të zhvillohet me 18-22 shtator në Prizren me aktivitete të ndara në tre grupmosha. Në kuadër të festivalit të rinjët e moshave të ndryshme do të kenë mundësinë e ndjekjes së punëtorive si.
“Punëtori me fëmijët e shkollave fillore, ku përmes demonstrimit të teknikave të ndryshme, dhënies së informacionit mbi skulpturën dhe artin në përgjithësi do të synohet të nxitet kreativiteti i tyre. Fëmijët do te skulpturojnë ne baze të temave për ‘trashëgimi kulturore’ dhe ‘barazi gjinore’. Aktivitetet e këtij lloji dhe me këto tema do të zhvillohen për herë të parë në vend dhe kjo ndodh për shkak të mungesës se edukimit në këto tema në shkollat fillore”, thuhet në komunikatën për media.
Punëtori me nxënësit e shkollave të mesme, sipas organizatorëve do të bëhet përmes ligjëratave që kanë për qëllim përgatitjen e tyre për të studiuar në universitete vendase dhe ndërkombëtare të artit. “Njoftimi i tyre me profesionin si artist dhe shume tema tjera që do të shtjellohen në punëtori dhe ligjërata nga artiste, profesorë dhe psikologë vendas dhe të huaj”.
Ndërkaq punëtoria me studentët që studiojnë artet aplikative dhe arkitekturën përmes zhvillimit të ligjëratave nga profesorët ndërkombëtarë dhe vendas të cilët do t’i ndajnë përvojat në jetën e tyre si artistë profesionist. “Në kuadër të aktiviteteve vlen të veçohen: për herë të parë në Kosovë do të punohet një miniaturë (makete skulpture) e qendrës historike të Prizrenit, ligjërata për konservim dhe punëtoria lidhur me fasadat e objekteve të qendrës historike të Prizrenit, artist talk nga disa artiste nga regjioni i Ballkanit, ligjëratë me temën “Runing Past” dhe shumë aktivitete tjera që do të zhvillohen nga profesorë vendas dhe të huaj për emrat e të cilëve do t’u njoftojmë në ditët në vijim.
Ndërkaq debati i cili do ta shtjelloje po ashtu temën lidhur me trashëgimi kulturore te quajtur “Kur do te pushoje ky degradim?” do të zhvillohet ne bashkëpunim me RrOK Prizren dhe Forumin Kulturor. Struktura urbane e Prizrenit, e sidomos e zonës historike është duke u transformuar si pasojë e aktivitetit degradues urbanistik në dhjetë vitet e fundit. Kjo veprimtari është duke e shkatërruar trashëgiminë kulturore dhe potencialin turistik të qytetit. Paneli është menduar si intervenim për të diskutuar politikat lokale dhe qendrore për mbrojtjen e zonës historike të Prizrenit, si dhe përgjegjësinë qytetare për të mbrojtur qytetin nga degradimi.
Ne edicionin e dytë të festivalit Sculp’edu kryesisht do të shtjellohet tema për Trashëgimi Kulturore. Ky edicion është vetëm pikënisje për shumicën e aktiviteteve të cilat do të zgjasin 3 vite dhe për herë të parë do të ekspozohen ne Sculp’Biennale që do të mbahet ne verë të vitit 2016. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

Ryshfet dhe mashtrim: Shpëtimi i 1,200 hebrenjve nga Oskar Schindler gjatë Luftës së Dytë Botërore

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

Gjuhëtari Rexhep Ismajli, anëtar i Akademisë së Arteve dhe të Shkencës të Amerikës
Citatet më të “zgjuara” të Alan Fordit: Mos i beso gruas që gënjen!
Japonia në Mal të Zi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët