LAJMI I FUNDIT:

Gati gjenerata e re e X3 (Foto)

Gati gjenerata e re e X3 (Foto)

Kompania për prodhimin e veturave BMW ka testuar SUV-in e ri X3, i cili pritet të prezantohet zyrtarisht në vitin 2016, por si model i vitit 2017.

Në bazë të fotografive të para mësohet se SUV-it të ri pritet të shtohet më shumë teknologji, të jetë më i lartë dhe më i shkurtë.

Modeli i tanishëm i X3-shit është më i forti i këtij segmenti, duke ofruar performanca të mira, enterier të mirë, veçori të mira dhe çmim të përballueshëm. Natyrisht, të mos përmendim edhe pamjen e jashtme që është e jashtëzakonshme, transmeton koha.net.


Duke shikuar në të ardhmen, X3 i ri pritet të ketë peshë të njëjtë ose të humbë pak peshë, mirëpo deri më tani nuk ka asgjë të konfirmuar.

Sa i përket motorit, BMW pritet të vendosë një motor të ri 2.0 l me turbo të dyfishtë dhe katër cilindra, motor që gjendet edhe X3 28i.

Spekulohet se BMW mund të prezantojë edhe një version më të “zjarrtë” me motor turbo 3.0 l dhe gjashtë cilindra që mund të arrijnë deri në 360 KF.

x3-1` x3-2 x3-3