Në kuadër të Javës Kundër Korrupsion, sot Instituti GAP publikoi raportin “Lufta” për mëditje: praktikat e institucioneve publike rreth udhëtimeve zyrtare”.
Nora Latifi – Jashari, drejtoreshë ekzekutive në Institutin GAP, theksoi se mëditjet për udhëtimet zyrtare brenda dhe jashtë shtetit përbëjnë një shumë mjaft të madhe të shpenzimit të parasë publike.
“Edhe pse nuk ka kufizim për shumën që mund të merret si mëditje nga zyrtarët publik, për shkak se kjo varet nga numri i udhëtimeve dhe ditëve të kaluara në një vend të caktuar, është e rëndësishme të analizohet se sa buxhet shpenzohet për mëditje, a kanë institucionet e Kosovës një sistem të unifikuar të ndarjes së mëditjeve për udhëtime zyrtare, apo kush vendos që një zyrtar/e i/e caktuar publik të ndjek një trajnim. Baza ligjore që rregullon udhëtimet zyrtare brenda dhe jashtë vendit duhet të përditësohet dhe të parasheh rastet e ndryshme që mund të hasen nga shërbyesit civilë”, tha Latifi – Jashari.
Instituti GAP, gjatë këtij hulumtimi ka realizuar anketa me sekretarë të përgjithshëm të ministrive si dhe me afër 600 shërbyes civil lidhur me aplikimin e politikave aktuale të mëditjeve në Kosovë.
Blendi Hasaj, hulumtues në Institutin GAP, prezantoi të gjeturat e raportit ku tregoi se shpenzimet e institucioneve të Kosovës për udhëtime zyrtare brenda dhe jashtë vendit në vitin 2018 ishin rreth 14.7 milionë euro, që paraqet shumën më të lartë të shpenzuar për këtë kategori që nga viti 2014.
“Në disa raste, për një person, të hyrat vjetore nga mëditjet janë gati sa dyfishi i pagës vjetore dhe buxheti për udhëtime zyrtare përdoret për t’u paguar mëditje edhe personave që nuk punojnë në institucione publike. Gjithashtu, ka raste kur paradhëniet nuk kthehen kurrë nga shërbyesit civilë si dhe ndarja e mëditjeve bëhet duke përdorur tarifa fikse në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Financave. Edhe pse ekziston një vendim i Zyrës së Kryeministrit të vitit 2008, i cili obligon institucionet që ngjarjet që mbulohen me paratë e buxhetit të Kosovës të organizohen brenda vendit, shumë ministri nuk e zbatojnë këtë vendim. Sipas anketës së Institutit GAP, 65% e shërbyesve civilë të anketuar besojnë se mëditjet nuk miratohen në baza të arsyeshme dhe meritore”, tha Hasaj.
Po ashtu, mbi gjysma e të anketuarve mendojnë se shpeshherë ka keqpërdorime me mëditje dhe se në rastet kur mëditjet nuk miratohen, nuk ofrohet arsyetim adekuat me shkrim. Së fundmi, një numër i madh i shërbyesve civilë janë shprehur se nuk do të kishin guxim të raportonin për keqpërdorime të mundshme të mëditjeve.
Në fund, Hasaj shpalosi edhe rekomandimet e dala nga ky hulumtim për institucionet relevante e që kanë të bëjnë me rregullimin e bazës ligjore, ndërtimit të një sistemi të besueshëm për raportim të keqpërdorimeve, auditimeve të performancës për udhëtime zyrtare dhe rishikimit të tarifave sipas afateve ligjore, thuhet në njoftimin për media.
Shawn Waddoups, drejtor i Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve mbi Sundimin e Ligjit (INL), nga ambasada amerikane në Kosovë u pajtua me rekomandimet e Institutit GAP se shumica e trajnimeve mund të mbahen në Kosovë dhe të shmanget marrja e mëditjeve nga dy burime si dhe të zbatohet një praktikë standarde për aprovim të mëditjeve në linjë me rekomandimet e Instituti GAP dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit.
Ardiana Sahiti, auditore e brendshme në Zyrën Kombëtare të Auditimit (ZKA) theksoi se qëllimi i mëditjeve është që të inkurajojë zhvillimin profesional. Si pjesë e kontrollit të brendshëm janë të gjitha institucionet publike, ku ZKA raporton në mënyrë të vazhdueshme si po shpenzohet paraja publike. ZKA, vitin e kaluar ka dërguar kërkesë tek Qeveria e Kosovës për rishikim të politikave të mëditjeve pasi që Udhëzimi Administrativ aktual është i vjetër, lista e tarifave nuk ka qenë në harmoni me koston e jetesës së vendeve në të cilat udhëtohej dhe se zbrazëtirat ligjore kanë ndikuar në zbatim jo konsistent.
Krejt në fund, sipas Sahitit, ZKA rekomandon që të forcohen kontrollet në menaxhimin e paradhënieve të udhëtimit zyrtar dhe të respektohen afatet ligjore për mbylljen e paradhënieve.
Hekuran Murati, nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), theksoi se LVV së bashku më akterët tjerë ka interesim që të hartojë politika të reja të balancuara për menaxhimin efikas të mëditjeve në mënyrë dhe që të sjellin rezultatet në institucionet publike.
Përveç kontributit të panelistëve, rekomandime me rëndësi dhanë edhe shërbyesit civilë nga niveli qendror. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

LBK: Rritja e tarifave të energjisë – goditje e rëndë për bizneset dhe ekonominë e Kosovës

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Bajrami drejtuar Qeverisë: Kujdes kur flisni për eksport dhe zhvillim ekonomik, sepse të dhënat zyrtare ju përgënjeshtrojnë keq

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?