LAJMI I FUNDIT:

Galliani: Na duhem 100 milionë për të arritur Manchesterin

Galliani: Na duhem 100 milionë për të arritur Manchesterin

Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, thotë se ata kanë nevojë për 100 milionë euro shtesë në vit për tu krahasuar me Manchester United.

Rosonerët mbrëmë u mposhtën me rezultat 4-0 nga Manchester United dhe u eliminuan nga Liga e Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 7-2.

“Do të më pëlqente ta bëj këtë deklaratë pas një fitoreje dhe jo humbje 4-0. Ne duhet të rinovojmë stadiumet, pasi kjo sjell ndryshime në llojin e fansave si dhe të ardhura. Ne kemi mbetur të njëjtë, derisa çdokush ka ndryshuar”.

“Nëse Milan do t’i kishte 100 milionë euro më shumë, atëherë do të mund të ndërtonte një skuadër të tillë”, ka thënë Galliani pas takimit të mbrëmshëm./Telegrafi/