LAJMI I FUNDIT:

Galaxy Tab WiFi për vetëm 299 funta

Galaxy Tab WiFi për vetëm 299 funta

Kohëve të fundit, Samsung ka prezantuar modele të ndryshme të tabletëve të linjës Galaxy Tab, ndërsa dihet se të fundit kanë qenë Galaxy modelet Tab 10.1 dhe Galaxy Tab 8.9.

Përderisa të gjithë ishin në npritje që Samsung të lansojë modelin WiFi për modelin e parë Galaxy Tab deri në fund të vitit, Amazon tashmë të njëjtin e ka vënë në shitje për jo më shumë se 299 funta.

Fillimisht ky model i tabletit të Samsung është në dispozicion vetëm për para-porosi, ndërsa pritet që i njëjti të paraqitet edhe në dyqanet e Samsung për koston e njëjtë.

Modeli i Galaxy Tab WiFi posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me 7 inç, Android 2.2 Froyo, kamerën e pasme me pesë mega-piksel, si dhe atë frontale e cila mund të përdoret për video-komunikim.


Procesori i këtij tableti është 1GHz i cili posedon 1GB RAM dhe 16GB memorie të brendshme e cila është e integruar, ndërsa merret vesh se shitja e këtij modeli do të fillojë që nga dita e nesërme, përkatësisht data 31 mars 2011. / Telegrafi /