Gabimi i madh i Thaçit
Pas përfundimit të betejës zgjedhore dhe nxjerrjes nga Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve të rezultatit para-përfundimtarë për zgjedhjet parlamentare në Republikën e Kosovës mbajtur me 12 dhjetorë, filloj edhe zhurma e madhe e spekulimeve rreth krijimit të qeverisë së re të Kosovës. Emra të ndryshëm të njerëzve kanë filluar të lakohen nëpër kularët mediatik, rreth asgjë se kush mund të jetë njeriu që do të marr këtë apo atë detyrë në qeverinë e re.
Partitë politike janë të parat organizata që kanë filluar të flasin rreth kësaj çështje, pasi që po bëjnë llogaritë aritmetikore rreth numrave të deputetëve që duhen për të votuar një qeveri. Pas deklarimit të partive të tjera politike parlamentare, të mërkurën rreth çështjes së krijimit të qeverisë së re, u deklarua edhe kryeministri dhe kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi. Zotëria, në një vlerësim rreth krijimit të qeverisë së re tha se është i hapur të bashkëpunoj me të gjitha forcat politike në Kuvendin e Kosovës, përpos me Lëvizjen Vetëvendosje. Një qëndrim i tillë përjashtues për mendimin tim, është shumë i gabueshëm, kur pikërisht Lëvizja Vetëvendosje duhet të jetë forca e parë politike që duhet të ftohet për të krijuar qeverinë.
Përpos rezultatit të tyre befasues në zgjedhje duke dalë forca e tretë politike në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje, ka një grup njerëzish rreth vetes që së paku, kanë qenë shokë të idealit me vet kryeministrin dhe shumë nga shokët e tij të UÇK-së. Përveç kësaj, shumë nga idetë politike të platformave parazgjedhore puqeshin në shumë pika, saqë veteranët e luftës, familjet e dëshmorëve, por edhe disa grupe të tjera shoqërore, kanë qenë në pikë të hallit se cilës parti ti japin votën. Po ashtu, Lëvizja Vetëvendosje nuk do të këmbëngulte domosdo në marrjen e detyrës se Presidentit të Republikës në rast se ata do të hynin në qeveri. Në fakt duke diskutuar rreth manifestit të tyre politik, këta djem e vajza të krijojnë përshtypjen se njerëzve me nam dhe zë në skenën shoqërore të Kosovës do tu lëshonin radhë. E dihet mirëfilli se të tillë në Kosovë ka mjaft.
Por, arsyeja më e madhe në këtë mes është ajo me sjelljen e një mentaliteti të ri qeverisës nga Lëvizja Vetëvendosje në organet kryesore të shtetit. E ky mentalitet i ri, tashmë kur Brukseli e Washingtoni po këmbëngulin që bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit të fillojnë sa më parë, do të ishte shumë me vlerë pasi që Lëvizja Vetëvendosje do të këmbëngulte që mos të bëhen lëshime të tjera ndaj Serbisë, sa i përket shtetësisë së Kosovë. Me këtë unë nuk dua të them se PDK dhe Hashim Thaçi do të bënin lëshime Beogradit, por po them se lëshimet do të ishin shumë më të cekta, nëse një formacion politik që shikon më shumë nga Tirana si kryeqytet edhe të Kosovës, do të ulej në tavolinën e bisedimeve me Beogradin. Jam i sigurt se freskia e skenës politike, do t’i bënte mirë Kosovës.
(Autori është ligjërues i Fakultetit të Shkencave Politike në Universitetin e Glasgow-t dhe atë të Newcastle-s, bashkëpunëtor shkencor në Qendrën për Studimet e Evropës Lindore në Glasgow, anëtar i Bordit të Qendrës për Studime Fqinjësore në Universitetin e Stirling-ut dhe anëtar korrespondent në Qendrën për Studime Strategjike në Londër)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ti nuk ke gjak shqiptari” - Jozi i drejtohet Gjestit në momentin që po dilte nga shtëpia
Moment i sikletshëm në BBVA: Teksa Gerta po iu kërkonte falje familjarëve të Gjestit, regjia dëgjohet duke dhënë instruksione për banorët në shtëpi
Joz Marku përjashtohet nga Big Brother VIP Albania 4
U përjashtua nga Big Brother, Jozi flet për herë të parë: Kosovën e përfaqësoj unë më mirë se Gjesti
‘Skandali’ i Jozit me Gjestin, Yllka Gashi: Nëse e toleroni edhe këtë term, Big Brother nuk e meritoni shikueshmërinë e as votat e shqiptarëve të Kosovës
Valbona Mhilli qan me dënesë pas daljes së Jozit nga Big Brother
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?