LAJMI I FUNDIT:

G.Skill Phoenix II

G.Skill Phoenix II

G.Skill e ka prezantuar SSD-në e ri në ofertën e vet. Bëhet fjalë për modelin Phoenix II, me kontrolluesin SandForce të llojit SF-2000 dhe linjës SATA gjashtë gigabitëshe.

Ky SSD prej 2.5 inçësh shfrytëzon çipe të memories MLC NAND të ndërtuara në procesin prodhues 25 nanometërsh. Shpejtësia e transmetimit të të dhënave është 550 MB/s në lexim, dhe 500 MB/s në rastet e regjistrimit të të dhënave.

Fillimisht, SSD i ri do të dalë me kapacitet zgjedhës prej 60, 120 dhe 240 GB, ndërsa çmimi i modelit prej 120 GB në tregun evropian kushton 300 euro. /Telegrafi/