Maliq Buzuku
“Futbolli bashkon njerëzit!”. Kjo vazhdon të jetë motoja e sportit numër një në planet, por shqiptarët po e përdorin mbrapshtë. Futbolli po rrezikon t’i ndajë shqiptarët, të cilët s’kishte që i ndanë kush ndër shekuj, madje as përmes kufijve të dhunshëm.
Që prej anëtarësimit të Kosovës në UEFA e FIFA, nuk kanë të ndalur propagandat rreth temës tashmë famoze, “Një komb, një kombëtare” apo “Një komb, dy kombëtare” – debat ky i pashtershëm në konkludime, por lehtë i arritshëm deri te ndasitë e theksueshme mes shqiptarëve.
Pikë së pari, politika si term është gjithmonë ajo e cila ka ndryshuar territore, ka shkaktuar luftëra të përgjakshme nëpër botë. Përfitimi i territoreve nga popuj të ndryshëm, ku si pasojë e saj toka shqiptare pësoi ndarje të madhe, bëri që shtetet të fillojnë ta shfrytëzojnë edhe futbollin si sportin më të popullarizuar – për qëllime e interesa vetanake.
Krijimi i shtetit të Kosovës domosdoshmërisht e ka krijuar edhe skuadrën e futbollit, përfaqësuesen e saj. Duke ditur se jemi populli më i vuajtur në kontinentin e vjetër, do të duhej të jemi shumë më të matur edhe në atë që shkruajmë e që e themi, kur në theks vjen interesi kombëtar.
Debatet e fundit, deklarimet e shkrimet pa kontroll, duhet të na shtyjnë të mendojmë se kah jemi nisë e kah po shkojmë. Në mendje po më vjen thënia e famshme “Përçajë dhe sundo”, që te ne shqiptarët historikisht gjithnjë ka ndodhur. Andaj, a nuk duhet të jemi më të matur në atë që e flasim?! A assesi nuk mund të mendojmë dhjetë herë para se të flasim njëherë?! Të paktën për hir të vuajtjes shqiptare!
Pas shumë vuajtjeve – si komb shqiptar, nga një territor i ndarë nga Shqipëria – ndodhi që të krijohet një Përfaqësuese e re, ajo e Kosovës, që na bënë ta përjetojmë me kënaqësi duke e ditur situatën që rrodhi në këto 30 vitet e fundit.
Gjithmonë “kaçak”! Duke qenë gjithmonë si njerëz pa shtëpi dhe me një mbështetje të vogël nga Shqipëria, ndodhi që shumë futbollistë të marrin ngjyra tjera dhe të thirren si të “huaj”: Fadil Vokrrin me shokë, e deri tek gjenerata e Xherdan Shaqirit, shqiptarët i humbën si kurrgjë.
Nuk ishte faji i Vokrrit dhe shokëve të tij pse nuk luanin me Shqipërinë, sepse ajo ishte nën regjimin e Enver Hoxhës, e Kosova i takonte një Jugosllavie që kishte në gjirin e saj një pjesë të madhe të tokës shqiptare. Mund të kujtohet kënga e të madhit Dervish Shaqa, “E lash borë e gjeta dimër”, që shpjegon më së miri gjendjen e asaj kohe (edhe pse në atë kohë të errët shqiptarët e Kosovës e kanë dashur Shqipërinë siç e duan edhe sot, mbase edhe më tepër).
Tranzicionet e shtetit shqiptar bënë që shqiptarët e Kosovës ngadalë të integrohen në Kombëtaren kuqezi. Besnik Hasi ishte ndër të parët i cili zgjodhi ngjyrat kuqezi, duke e ditur se vinte nga një trevë siç është Dukagjini (Gjakova) që ka dhënë shumë në atdhedashurinë e tyre për Shqipërinë. Bëri që një copëz Kosove të jetë në gjirin e “nënës” së saj.
Shumë talentë të rinj, sidomos viteve të fundit, veshën ngjyrat kuqezi. Si rrjedhojë erdhi forcimi, e përmes politikave të FSHF-së inkuadrimi i më shumë shqiptarëve – pa marrë parasysh ku jetojnë, duke shmangur edhe kufijtë administrativë.
Të jemi të sinqertë, se gjithë ata shqiptarë që i thonë “bukës-bukë dhe ujit-ujë”, e dashurojnë Shqipërinë dhe ngjyrat e flamurit kuqezi. Por, Kosova ishte e okupuar, vuante nga padrejtësia. Me ndihmën ndërkombëtare dhe luftës u bë shteti që duhet ta gëzojnë të gjithë shqiptarët. Kosova u detyrua të punojë sipas situatës rrethanave në të cilat gjendej. Kështu, ndonëse shumicë, shqiptarët e Kosovës disa gjëra nuk mund t’i ndryshojnë, për çka bashkimi me Shqipërinë tani për tani është i pamundur! Të gjithë ata që duan t’i bashkohen Përfaqësueses së saj, nuk duhet të hezitojnë.
Shqiptarët në të dy anët e kufirit, duhet t’i kuptojnë këto realitete dhe të fillojnë bashkërisht t’i ndihmojnë njëra-tjetrës, e po ashtu edhe dashamirët e futbollit të punojnë që ngjyrat kuqezi të jenë primare për brezat e rinj, sepse ashtu na mësuan të parët tanë. Duhet të realizohet hapja e akademive apo shkollave të futbollit me ekspertë të fushës, për të formuar lojtarë me kualitete për arenën ndërkombëtare, sepse atje e kemi vendin.
Aspak nuk më gëzon fakti që shumë njerëz me ndikim në publik të marrin “bajrakun” e të flasin në emër të dy vendeve, të dy përfaqësueseve, duke e dashur apo urryer një realitet të ri. Ata duhet të krijojnë një frymë më të dashur për të dy anët, duke dhënë argumente praktike dhe me interes për të dy taborët. Media është një institucion në vete që ka peshën e vet në përçarjen apo bashkimin e dy krenave. Dy shtete tona bëjnë dy krena të shqiponjës e ato assesi nuk guxojnë të ndahen.
Nuk duhet të jenë asnjëherë në dyshim mbështetja jonë për Shqipërinë. Por, Kosova si fakt i ri duhet të mendoj që të ngrihet duke ndërtuar një infrastrukturë moderne. Presioni gjithmonë duhet të jetë në institucione për të krijuar kushte më të mira, për ata të cilët i mbrojnë ngjyrat e Kosovës.
Stadiumet tona janë në një gjendje te mjerueshme e dihet fakti që tashmë edhe UEFA i ka dhënë goditjen e fundit duke mos e përkrahur projektin e rikonstruktimit të stadiumit të kryeqytetit. Kjo na shtynë të ulemi e të mendojmë seriozisht për të punuar në rregullimin e kësaj çështjeje. Pjesëmarrja e ekipeve kosovare ne arenën ndërkombëtare mund të jetë shumë e vështirë, pikërisht për këtë fakt!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

BE-ja u krijua fshehurazi nga ShBA-ja, por u “lazdrua”: BE të zgjohet, brenda katër muajve mund ta gjunjëzojë Rusinë

BE-ja më në fund po paguan çmimin e hipokrizisë së vet

Gjermania ka mundësi të ringjall shpejtë Evropën – nëse do ta shfrytëzojë këtë moment

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk