LAJMI I FUNDIT:

Futboll: Tre derbi në Superligë

Futboll: Tre derbi në Superligë

Nesër dhe pasnesër zhvillohen ndeshjet e xhiros së 16-të të Raiffeissen Superligës së Kosovës në futboll.

Të shtunën prej orës 13:00 do të takohen Prishtina – Besa, Liria – Trepça, Drenica – Lepenci dhe KEK-u – Gjilani. Të dielën në orar janë edhe dy ndeshje të tjera, Trepça 89-Vëllaznimi (13:00) dhe Drita-Hysi (13:15).

Në xhiron e parafundit të stinorit vjeshtor spikasin tri kryendeshje: Prishtina – Besa , Drita – Hysi dhe Trepça’89 – Vëllaznimi.

Pavarësisht se Besa në këtë edicion nuk është skuadër pretenduese për titull rivaliteti dhe tradita e takimeve me Prishtinën bën që kjo përballje të pritet me interesim nga adhuruesit e futbollit.


Takim tjetër interesant do të zhvillohet ndërmjet Dritës dhe Hysit. Gjilanasit kanë imperativ fitoren për t’i ruajtur gjasat për titullin e kampionit për këtë gjysmë-stinor. Duel joshës është edhe ai ndërmjet Trepçës’89 dhe Vëllaznimit. Të dy rivalët mëtojnë së paku dy vendet e para ndonëse vështirë mund të parashikohet se cila skuadër do ta fitojë ndeshjen apo cila nga këto do të pozicionohen me lartë në renditjen përfundimtare.

Takimet Liria – Trepça , Drenica – Lepenci dhe Kek-u – Gjilani për skuadrat nikoqire janë shumë të vështira sepse çdo dështim eventual do t’i rrezikonte edhe më shumë. Liria , Drenica dhe Kek-u nuk kanë alternativa tjera pos fitoreve ndaj edhe angazhimi i futbollistëve në fushë pritet të jetë maksimal. Deri në përfundim të stinorit vjeshtor kanë mbetur edhe dy xhiro. /Telegrafi/