LAJMI I FUNDIT:

Fustan nga qeset e çipsit

Fustan nga qeset e çipsit

Me qëllim të mbrojtjes dhe ruajtjes së ambientit jetësor, Rebekah Kirkland ka zhvilluar një formë shumë të pazakontë dhe inovative të riciklimit. Kjo studente e modës nga Britania e Madhe ka krijuar fustan nga qeset e çipsit.

Fustani për një kohë të shkurtër u bë hit i vërtetë, ndërsa kreacioni i saj nuk i ka kushtuar asgjë Rebekahs, e cila qeset i ka marrë nga miqtë dhe të afërmit.

Për dizajnimin e fustanit të pazakontë është frymëzuar nga ngjyrat në qese, ndërsa për qepjen e tij i janë dashur dy muaj.

Fustani i saj e ka fituar çmimin e parë në garën e Universitetit Leicester, ndërsa anëtarët e panelit e kanë quajtur kreacionin e saj “inovativ dhe funksional”. /Telegrafi/