LAJMI I FUNDIT:

Fushata zgjedhore në institucionet fetare

Fushata zgjedhore vazhdon edhe më tej, ndërsa partitë politike s’kanë të ndalur duke bërë prezantimet për të arritur të pamundurën që të fitojnë, por prapëseprapë njëra prej tyre do të jetë fituese. Ajo që duhet cekur me këtë rast është se kjo fushatë kohëve të fundit po bëhet edhe nëpër disa institucione tona fetare, gjë e cila po ndikon negativisht kështu duke prishur imazhin e fesë dhe e zbehin rëndësinë që ka ajo. Pa dyshim se fajtorë kryesor për këtë fenomen jo të mirë janë vet përfaqësuesit e këtyre institucioneve .

Madje një “zanat të mirë” kanë filluar të marrin edhe udhëheqësit e partive politike me ç’rast i vizitojnë këto institucione e nga njëherë japin ndonjë ndihmë vetëm e vetëm për të fituar votën dhe besimin e qytetarëve, ndërsa më vonë patjetër se do t’i zhgënjejnë ato.

Politikanët tanë kanë filluar të dalin shumë të përgatitur para publikut duke i ftuar për t’ua dhënë votën me premtimet se do t’ua ndërtojnë “parajsën”. Bile disa prej udhëheqësve i mësojnë përmendsh tekstet që i kanë të shkruara nga këshilltarët e tyre.


Në anën tjetër qytetarët e kanë pak të vështirë që të gjitha premtimet t’i mbajnë mend, sepse këtë herë sipas KQZ-së konkurrojnë shumë subjekte politike, me ambicie jashtëzakonisht të fuqishme dhe fare pak realizuese.

Si do qoftë “fjala e mirë e bënë edhe njeriun të mirë“ edhe pse jo menjëherë, por me kalimin e kohës kjo do të ndodhë, vetëm derisa të pasurohen të varfëritë tanë që synojnë të mbajnë pushtetin. E kështu kur të harxhohet i tërë buxheti i Kosovës sonë, do të dalin në skenë vet pushtetarët tanë për të bërë premtime të reja duke thënë se do t’i realizoj ato vetëm sa të lajmërohet ndonjë donator nga jashtë, sepse paratë kanë shkuar në zhvillimin e infrastrukturës së varfër të Kosovës.

Se çka do të ndodhë pas kësaj fushate, t’i lëmë kohës që të dëshmojë, ndërsa qytetaret duhet të jenë më syçelë.

(Autori është student në vitin e tretë në Gazetari)

Në trend

Më shumë
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Xhuli: Thuaj edhe një herë atë që i the Gjestit, nga Kosova nuk do të të lëmë të gjallë

Xhuli: Thuaj edhe një herë atë që i the Gjestit, nga Kosova nuk do të të lëmë të gjallë

Magazina
Moment i sikletshëm në BBVA: Teksa Gerta po iu kërkonte falje familjarëve të Gjestit, regjia dëgjohet duke dhënë instruksione për banorët në shtëpi

Moment i sikletshëm në BBVA: Teksa Gerta po iu kërkonte falje familjarëve të Gjestit, regjia dëgjohet duke dhënë instruksione për banorët në shtëpi

Magazina
Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas

Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas

Evropa
Reagojnë të afërmit e Gjestit përmes Instagramit: Ai është gjak shqiptari

Reagojnë të afërmit e Gjestit përmes Instagramit: Ai është gjak shqiptari

Magazina
Kalo në kategori