LAJMI I FUNDIT:

Fusha e “vajtimit”

Fusha e “vajtimit”

Selvete Aliut, banore e lagjes “Fusha e Pajtimit”, kujton se si u desh t’i “gënjejë” fëmijët e saj, kur dëgjoi eskavatorët, ditën kur komuna e Prishtinës filloi punimet për ndërtimin e parkut në këtë lagje.

“U thashë se kanë ardhë me na ndërtu shtëpinë, fëmiët u gëzun, dolën mbas tyre tan diten si kam pa”, rrëfen Selvetja për Gazetën Fjala, derisa po e priste para derës së kontejnerit, vajzën e saj të kthehej nga shkolla.


“Se pata dert që i rrejta për shpi se e disha që me kohë muj me iu tregu që s’është e vërtetë, po hallin ma të madh po e kam kur më lypin kushte, me vesh me hangër. Zemra më djeg, fëmija në shkollë po shohin po lakmojnë”, tregon e dëshpëruar dhe pa shpresë ajo.

Selvetja i gëzohet lajmeve kur dëgjon se po ndërtohen ambienti përreth “banesave” të banorëve në këtë lagje dhe kur largohen mbeturinat, por shfaqet e pakënaqur me atë që e quan ajo fushatë interesi të komunës.



“Ndihna mirë kur dëgjoj që ka nisë diçka për mbarë, po ama kjo është punë veç sa me thanë se po punohet. Kur na jetojmë me 75 euro social as bërrllog smujm me ba se mielli tybe bërllog s’banë, me thanë që po hajmë diçka tjetër përveç bukës a?”, thotë ajo.


Kjo nënë tregons e në prag të zgjedhjeve përfaqësuesit e të gjitha partive politike ua zinin derën e tani thotë se askush syt nuk don me jau pa këtyre banorëve.

Ajo shfaqet e pakënaqur edhe me Entin për Punësim, ku sipas saj kriteret që kërkohen nuk mund t’i plotësojë për të gjetur një punë.

“Kërkojnë dokumente, patent shoferë, shkollë. Mi pas na këto beso s’ishim kanë rast social. Na nuk po lypim punë në zyre, veç sa me u ba idare”.

Përveç që ndihet e gënjyer dhe e lënë anash nga shteti, ajo tregon se bashkë me të tjerët është mashtruar edhe nga organizata që në emër të ndihmave humanitare kanë përfituar shuma të mëdha parashë në kurriz të tyre.rrëfen se si dokumentet e saj që është e sëmurë nga zemra ia ka marrë organizata e quajtur “Together we Can Change The World”, dhe se si kontaktuesi nga kjo organizatë iu është prezantuar vetëm me pseudonimin “Engjulli”, dhe më nuk e ka kontaktuar kurrë.


“Na ka ardhë kishe me na ndihmu, mi ka marrë me dokumenta të fëmijëve me dokumenta të mjekut, mka fotografu… Ai s’ish kanë engjëll po dreq”, shfaq nervozizmin e saj Selvetja.

Edhe fqinjët e saj, Zaha Rexhepoviq dhe Zaqete Salihu, rrëfejnë për gazetën Fjala për kushtet e rënda të jetës dhe mllefin që kanë për pushtetarët.

“Kur vijnë bashkë me gazetarët fjalë ma të ëmbla zor me gjetë. Po kur iu shkojmë në zyre beso tjerë janë. S’kemi kohë, apet ti, hajde nesër, këto janë fjalët që na presin. Jemi mësu, krejt çka përfitojmë janë 2 metra dru që na i bijnë. Si katund jemi këtu, edhe pa mbjellë kta bari banë”, thotë Zaqetja.

Ndërsa Zaha, shfaqet pa shpresa meqë një herë në vitin 2011 ka qenë në listën e përfituesve të banesave por ditën kur janë ndarë çelësat është njoftuar se nuk është në listë.

“Deri ditën kur kanë hi në banesa, jam kanë në list po kur i kam pytë mkanë thanë që e ki djalin në punë. U kanë edhe avokati i popullit Sami Kurteshi po sen s’ka, kena mbetë në dorë të Zotit”- pohon Zaha.

Për dallim prej Zahes, Selvetes dhe Zaqetës, problemin e banimit tashmë e ka të zgjidhur Vahide Muja, e cila është përfituese e banesës të ndarë nga komuna e Prishtinës.

Ajo ndjen keqardhje për bashkëqytetaret e saj.

“Të vetmit jem na që ua besojmë se çka hjekun. Për me ditë çka hjekun duhet me jetu si ta. Na kena jetu si ta e dimë qysh është me të rrok shiu e bora, mos me pas me hangër”, thotë Vahidja.

Ndërsa Flamur Dini, djali i dëshmorit të kombit Rrahman Dini, tregon se si pas luftës ka jetuar si rast social dhe me probleme banimi.

“Kemi jetu si rast social në Kodër të Trimave, deri kemi marrë banesën si familje dëshmori. Sot studioj në Fakultetin Filozofik në Universitetin “Hasan Prishtina”, falë privilegjeve që i kam shfrytëzu për nder të babës. Por ndjejë dhimbje për të gjithë ata që shohë në gjendje të keqe ekonomike e sociale. Gjendja e rënd ekonomike është barrë e madhe, dhe është pengesë për të jetuar në harmoni e lumturi. Dashtë Zoti të punojmë të gjithë së bashku për këtë vend”, tha për gazetën Fjala Flamuri.

Te “Fusha e Pajtimit” aktualisht janë duke jetuar edhe 13 familje në baraka. Shumica e tyre nuk janë banorë të Prishtinës por kanë ardhur nga qytete të ndryshme të Kosovës. /Gazeta Fjala/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush abstenoi, kush votoi dhe kush mungoi në votim për Albulena Haxhiun?

Kush abstenoi, kush votoi dhe kush mungoi në votim për Albulena Haxhiun?

Lajme
Gazetarët bojkotojnë kryeministrin në detyrë Albin Kurti, lëshojnë mikrofonat dhe kamerat në tokë

Gazetarët bojkotojnë kryeministrin në detyrë Albin Kurti, lëshojnë mikrofonat dhe kamerat në tokë

Lajme
Dy skenarët e mundshëm sipas Meliza Haradinaj pas dështimit të seancës konstituive

Dy skenarët e mundshëm sipas Meliza Haradinaj pas dështimit të seancës konstituive

Lajme
Basha thotë se Prokuroria Speciale do të duhej ta intervistonte Haradinajn për shkak të deklaratave se kryeministri është njeri i Serbisë

Basha thotë se Prokuroria Speciale do të duhej ta intervistonte Haradinajn për shkak të deklaratave se kryeministri është njeri i Serbisë

Lajme

"I mbyllet përfundimisht restoranti "Grej" në veri: Kujt ia transferoi bizneset milionëshe kryekrimineli Milan Radoiçiq?

Lajme

"Konfliktuoze, monstrum politik, terroriste politike", Haxhiu thotë se po përballet me gjuhë denigruese gjatë kandidimit për kryeparlamentare

Lajme
Kalo në kategori