LAJMI I FUNDIT:

Funerali i “turpit”, vetëm 25 vetë e përcollën Jonidën

Funerali i “turpit”, vetëm 25 vetë e përcollën Jonidën

Familja e Jonida Çanakut nga fshati Kryekuq i Divjakës e ka pasur shumë të vështirë të hapë dyert e mortit për të përcjellë në banesën e fundit vajzën e tyre, të ndarë nga jeta një ditë më parë.

Familjarët e kanë pasur të pamundur të pranojnë lidhjen e Jonidës me 65­vjeçarin Sokrat Shano.

Ky i fundit ishte i dashuri dhe me tej vrasësi i vajzës. Të afërmit janë shprehur për TCH se janë përpjekur ta ndajnë 29­vjeçaren nga i moshuari, por nuk ia kishin arritur dot. Historia e nisur 3 vjet më parë, e ka detyruar vajzën e re që të ndërpresë edhe fejesën me një tjetër djalë.


Jonida kishte vendosur t’i jepte fund lidhjes me Shanon, por ky i fundit nuk ka pranuar. Banorët e Kryekuqit janë shprehur se nuk do të marrin pjesë në këtë varrim. Ata e cilësojnë veprimin e vajzës si të turpshëm. Në të tilla rrethana, Jonida është përcjellë për në banesën e fundit vetëm nga 25 persona.

Por, krejt e kundërta ka ndodhur përballë, në Krutje të Sipërme, rreth 20 minuta larg. Aty dyert e mortit janë hapur që të hënën. Gruaja Margaritë me dy fëmijët po presin dhe përcjellin miqtë.

Me qindra persona, miq e familjarë kanë marrë pjesë në varrimin e 65­ vjeçarit Sokrat Shano. Të afërmit e tij thonë se ai ka qenë burrë i ndershëm dhe bamirës në fshat. Shano vrau dhe mbyti Jonida Çanakun më 13 gusht./Shekulli/

Në trend Lajme

Më shumë
Kaplohet nga zjarri ish-kinemaja në qendër të Prishtinës

Kaplohet nga zjarri ish-kinemaja në qendër të Prishtinës

Kronika e Zezë
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme
E goditi me sëpatë në kokë dhe disa herë në trup, paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e rëndë në Ferizaj

E goditi me sëpatë në kokë dhe disa herë në trup, paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e rëndë në Ferizaj

Drejtësi
Mbretëria e Bashkuar emëron diplomaten Karen Pierce të dërguar speciale për Ballkanin Perëndimor

Mbretëria e Bashkuar emëron diplomaten Karen Pierce të dërguar speciale për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Presidentja Osmani në SHBA: Me administratën e presidentit Trump synojmë thellimin e bashkëpunimit, përfshirë mbrojtjen dhe investimet strategjike

Presidentja Osmani në SHBA: Me administratën e presidentit Trump synojmë thellimin e bashkëpunimit, përfshirë mbrojtjen dhe investimet strategjike

Lajme
Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Lajme
Kalo në kategori