LAJMI I FUNDIT:

Fundvit pa arsye!

Fundvit pa arsye!

Gjithkund në botë, aty ku festohen festat e fundvitit, përkatësisht festa e Vitit të Ri, ngërthen në vete gëzim e mërzi, nostalgji e shpresë, botëkuptim e motiv për jetën. Ide të reja për një vit të ri, përmbyllje e kapitullit për vitin që iku, duke e ngarkuar atë me telashet e sfidat dhe duke u hapur rrugë relacioneve të reja për një vit më të mbarë se ky.

Dy arsye për të festuar dhe jo! E para është të festojmë mbarimin e një viti të mbrapshtë, duke shpresuar që bashkë me këtë vit të mbarojnë dhe telashet e p[shtjellimet që patëm për plot dymbëdhjetë muaj. E dyta është më e kapshme dhe më e qëndrueshme. Arsyetimi më real do të ishte se një shumicë e konsideruar, nuk kanë me çfarë të festojnë, besa nuk kanë as çka të festojnë. Nuk patën ditë të bardha, nuk patën diçka pozitive, për të cilën duhet të cakërrojnë gotën apo për çfarë të thonë ‘gëzuar’.

Pse të festojmë?! Të festojmë për mos futjen në UNESCO?! Apo për mos liberalizimin e vizave edhe për këtë vit?!


A mos ndoshta të festojmë për ‘arritjet’ tona, duke u ranguar në maje të listave të shteteve (nëse numërojmë nga fundi)?!

Nuk ka vend për festë derisa njeriu këtu është më i uritur se qeni, derisa çdo ditë rrezikojmë kafshatën, derisa çdo ditë na rrezikohet jeta në çdo cep, ngado që shkojmë e ku do që vejmë!

Ne meritojmë jetë më të mirë dhe nëse do ta kemi këtë, atëherë për neve çdo ditë do të ishte festë! Çdo ditë do të festonim e do të bënim gëzuar, sepse do të kishim një milion arsye për tu gëzuar e festuar.

Do të festonim nëse fëmijët tonë do të shkonin në shkollë të sigurt; do të festonim nëse rininë tonë do ta shihnim çdo mëngjes duke shkuar në punë, apo çdo mbrëmje duke u kthyer nga puna; do të festonim nëse shkollat tona do të prodhonin dije dhe jo breza analfabetësh me diplomë; do të festonim nëse shëndetësia jonë do të ishte në nivel dhe festa më e madhe do të ishte nëse secili do të punonte në profesionin e vet!

Duhet të mësohemi me faktin se Babadimri nuk ekziston, që vet duhet ti zgjedhim dëshirat dhe të kujdesemi që ato të na realizohen, të jemi të zotë të fjalës dhe veprave tona, me një fjalë, secili të bëhet Babadimër i vetës, familjes dhe shoqërisë së tij.

Me shumë kënaqësi do ta kisha bojkotuar festimin e këtij ndërrim moti, jo për ndonjë arsye tjetër, pos asaj të mirëqenies tonë të dobët, mjegullimit të arsyes dhe errësimit të ardhmërisë tonë!

Në trend

Më shumë
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë

Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë

Magazina
Gjesti befasohet nga fjalët emocionuese të Eglit në letër, derisa ai i shkroi ish-partneres

Gjesti befasohet nga fjalët emocionuese të Eglit në letër, derisa ai i shkroi ish-partneres

Magazina
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Lajme
U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

Ligat tjera
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Lajme
Nuk e harron akoma - Gjesti përlotet derisa i shkruan letër Diellzës

Nuk e harron akoma - Gjesti përlotet derisa i shkruan letër Diellzës

Magazina
Kalo në kategori