Raimonda Shundi
A e ke edhe ti ndjesinë se kudo që shkon, shihesh si preha e radhës? Sa më shumë kohë kalon, unë ndiej se si bashkëfolësi im, pas ballafaqimit tonë, më ndjek për të më analizuar më pas se cilës kategori i përkas për t’u përfituar. Më ndodh kudo ky sensacion. Kur hyj në një dyqan mishi me larminë e produkteve dhe çmimeve, parukeri, kompani celularësh etj., etj. “Një kafe, ju lutem” dhe direkt kamerieri formulon shkallën e përfitimit, nëse jam një kliente me përfitim minimal, si në rastin e kafes, etiketohem si një kliente pa shumë interes.
Kësisoj, meritoj një kafe me ujë depozite, të servirur në një gotë të cifluar, ndërkohë që kamerieri ikën vrullshëm. Vetëm nëse bakshishi im i paskafesshëm mund të ndryshoj ngjarjen. Kjo ndodh vetëm me të huaj. Nëse jam me miq në një restorant luksoz, ku ne konsumojmë atë çka menyja e konsideron si kategoria e shtrenjtë, kamerieri i buzëqeshur, me afërsinë dhe konfidencialitetin e tij, më bën të dyshoj se kushedi është ndonjë i afërt i largët imi dhe unë si indiferente, nuk e di.
E nisa me kulinarin, për ta çdramatizuar paksa problematikën që do të doja të shpërfaqja. Farmaceutika. Ushqimi ynë jetik. Aq i shpeshtë, saqë ndoshta aspirinat dhe derivatet e tij janë realisht dreka apo darka jonë e bollshme. Farmacia, me konceptim e bardhësisë dhe rregullit, ky kusht komercial, të ndjell gjumë. Të paktën, mua kështu më duket. Njihem si në kishën time shpresëmadhe, sidomos kur urgjencat shëndetësore janë prezente. Qoftë një grip kalimtar; serioziteti i konceptit është kur shëndeti ynë është vërtetë në risk.
Këtu ngec ora. Shpesh, pasi dal nga vizita me mjekun për problemin e radhës dhe pasi shoh recetën të plotësuar më larmi shurupesh, vitaminash, rritësish së imunitetit, antibiotikësh, them: pse vallë nuk më ka shkruar një recetë me një listë këshillash, si p.sh., hudhrat për këtë, atë; uthull për atë, këtë; spec djegës atë, këtë; se mjaltë e limon varet nga xhepi i gjithsekujt. Lista e recetës së marr ka një kosto. Llogarit sikur kjo kosto të jetë pjesë e dy anëtarëve të familjes. Vijoj të mendoj se preha e mjekfarmacistit është nga më të riskuarat, pasi padija ime përballet me dijen e komercializuar që më drejton drejt lumit të tij përfitues. Unë duhet të zgjedh.
Mamaja ime, që në moshën 20-vjeçare ka qenë e detyruar të takohej shpesh me bluzat e bardha nga larmia e sëmundjeve që ka. Shpesh, mjekë të zotë ose edhe më pak të tillë, kanë diskutuar me të për format dhe mundësitë e kurimit, por ajo nuk është këshilluar mjaftueshëm për stilin e jetës, ushqyerjen dhe forcën që kanë bimët apo format e tjera për t’u kurimit natyral. Më kujtohet mjeku popullor Arqile Boti, i cili ishte i pasionuar pas shfrytëzimit të mjekësisë bimore (popullore) duke studiuar mbi vetitë e mrekullueshme të hudhrës, në një rast. Ai gjykonte se hudhra mund të ndalte edhe HIV, AIC, kancer etj. Unë vijoj të ndjek këshillën e mësueses sime të kantos që në kohën e liceut, se dy thelpinj hudhra në ditë janë bekim për shëndetit. Nëse jam pa qejf, ajo shkon shumë më shumë, sidomos kur gripi apo edhe ndonjë infeksion nis të bëjnë llogaritë me mua- dy thelpinj kthehen në dy kokë. Natyrisht, kontaktet me njerëzit duhet të jenë të evituara pas kësaj, po çfarë rëndësia ka kjo. Prioriteti kryesor yni është shëndeti, të tjerat shkojnë e vijnë.
Ajo çka më bëri të flas kaq gjatë për temën e cila ka shumë degëzime, ishte fakti se industria farmaceutike ka një mision shumë të komplikuar. Natyrisht që nuk jemi aq naiv sa të mendojmë, se kjo industri është vetëm një ndërmarrje humanitare. Rrethohet me këtë kornizim, por piktura brenda është surealiste.
Dua të sjellë në vëmendjen e lexuesit një histori paksa të vjetër, por mjaft aktuale për temën.
***
Në një natë prilli në 1985, Augusto Odone, një ekonomist, u ul në shtëpinë e tij në Chevy Chase, Md., për të zgjidhur një problem në biokimi. Filloi të punonte nën dritën e llambës së dhomës së djalit të tij shtatëvjeçar, Lorenzo. Mjetet e tij të punës qenë një laps, një letër dhe katër a pesë artikuj teknik në gjuhë të ndryshme. Artikujt përshkruanin eksperimente, në minj e kafshë të tjera, në uljen e numrit të enëve të gjakut të një klase pak të studiuar përbërësish, të njohur si zinxhiri shumë i gjatë i acideve të yndyrnave të ngopura (VLCFA).
Ky problem i errët qe, sipas Odon-it, çelësi për shërimin e sëmundjes së rëndë deri vdekjeprurëse, të njohur si ALD. Odone lexoi dhe rilexoi artikujt, reflektoi mbi tabelat dhe diagramet, dhe ashtu papritur me vështrimin përtej dhomës mbi djalin e tij në gjumë, ndjeu se kishte një përgjigje. Ai i shtyu tutje artikujt e tavolinës dhe iu afrua Lorenzos për t’i ndier frymëmarrjen. Më pas, e rrotulloi djalin në një pozicion të ndryshëm në shtrat, gjë të cilën e vazhdoi me intervale përgjatë gjithë natës, e më pas u ul sërish në karrige, duke mbajtur vesh, duke menduar e duke pritur mëngjesin.
Historia e Lorencos, që mjekët i dhanë vetëm dy vite jetë, ngacmoi shumë prindër të tjerë kurajozë e këmbëngulës, pasi ai jetoj edhe 24 vite të tjera. Sot, kura që gjetën prindërit e vogëlushit, njihet si “Vaji i Lorenzos”. Vogëlushi italoamerikan u lind në 1978 në Uashington dhe në moshën gjashtë vjeç ishte një fëmijë si të gjithë të tjerët, por me ndryshimin që fliste tri gjuhë, pasi jetonte në Amerikë, prindërit e tij si intelektual italianë i mësuan edhe frëngjishten, përfshirë natyrshëm edhe gjuhën e prindërve. Adhuronte mitologjinë, duke e lënë të lirë imagjinatën e tij. Pasi sëmundja filloi të shfaqë disa probleme në të folur, prindërit e çuan për t’u vizituar. Pasi u bë rezonanca e trurit, u zbulua se kishte Adrenalodystrophy ose ALD.
Sëmundja degjenerative e sistemit nervor, shpejt të çon në humbjen e jetës. Përpos të folurit, kjo sëmundje e rrallë shkakton shqetësime në koordinim dhe shoqërizim, pasuar nga paralizë, çmenduri dhe përfundimisht vdekje. Humbja ndodh zakonisht brenda 10 viteve ku nisin edhe simptomave të para. Në rastin e Lorenzos, mjekët zbuluan se djali nuk ishte më shumë se dy vjeç. Prindërit, pasi u përballën me mosbesimin e komunitetit mjekësor dhe refuzimin e kompanive për t’i ndihmuar të krijojnë ilaçin, e nisën vetë aventurën. Pas shumë përpëlitjesh mundën të lidhen me një kimist, i cili i mori përsipër distilimin. Me kohë dhe sasinë e duhur të ilaçit të tyre, simptomat u zvogëluan dhe përparimi i sëmundjes u ndal.
Aty ku mjekët kishin dështuar, të dy prindërit kishin arritur ta mbanin të gjallë vogëlushin e tyre. Lorenzo vdiq në 30 maj 2008, një ditë pas ditëlindjes së tij të 30-të. Nëna e tij kishte vdekur nga kanceri i mushkërive në vitin 2000, ndërsa babai i tij ndërroi jetë në 2013-n. Atij iu dha një doktoratë nderi nga Universiteti i “Stirling”, në Augusta. Deri në vdekjen e tij, vazhdoi të financojë ekipin kërkimor “The Myelin Project”, që merret me fëmijë që vuajnë nga sëmundja.
***
Sa nga ne mund të bëjnë atë që Agusto dhe Mikaela Odone bënë? Cilët, pasi të kishin dëgjuar se djali i tyre do të vdiste prej një sëmundjeje aq të errët, sa shumë doktorë as nuk e kishin dëgjuar ndonjëherë, do të përfshinin veten jo vetëm në përkujdesjen për djalin e tyre, por në sfidën intelektuale të trajtimit të sëmundjes? Cilët do të rrezikonin të përçmoheshin prej doktorëve të rinj përkrahës, të cilët na thanë se “si laikë që jeni, nuk është e mundur të kuptoni letërsinë”, siç Mikaela, gruaja e Odonit, sjell ndër mend t’i thuhej. Cili do të kishte durimin për të organizuar simpoziumin e parë ndërkombëtar mbi sëmundjen, kurajën për të shpikur një kurë dhe për ta provuar atë te djali i vet? Të gjithë do të hidheshim në një lum të akullt për të shpëtuar një fëmijë që po mbytej, por a do të kalonim muaj të tërë të mbyllur në librari, në përndjekje të artikullit për metabolizmin e acidit-yndyror të përshkruar në një gazetë shëndetësore polake? I pari do të qe një akt i kurajës; i dyti, i besimit, shumë më i rrallë në lloj.
Danezi Peter Gotzsche, profesor dhe specialist i mjekësisë interne, me diplomë në biologji dhe kimi, ka publikuar një libër me titull “Barërat vdekjeprurëse dhe krimi i organizuar në industrinë farmaceutike” (Dadly Medicines and Organised Crime: How Big Pharma Has Corrupted Healthcare). Libri ka shkaktuar polemika të mëdha në botë, sepse në të, ai haptas e ka demaskuar komplotin e madh kundër njerëzimit, duke thënë se pikërisht industria farmaceutike (e cila i shëron njerëzit) në të vërtetë ka helmuar dhe vrarë më shumë njerëz sesa të gjitha luftërat bashkë.
***
Kjo ishte një copëz nga historitë e shumta njerëzore që bënë e bëjnë mrekulli. Kjo nuk përjashton faktin se në këtë industri nuk ka edhe suksese. Përkundrazi, janë të bekuar të gjithë ata që besojnë dhe kanë si biblën e punës së tyre betimi i Hipokratit. Por… gjithmonë ka një 6, e cila duhet të na bëjë që të mos pengohemi në atë çka na duket e pamundur, duke u refuzuar nga shkenca. Kur jemi vetë pjesë e hallit shëndetësor, ndihemi, si në kurth. Në kurth, nga mekanizmat e vështirë të saj për t’u lëvizur. Receta pa fund dhe asnjë listë produktesh natyrale me kosto sa më të ulët financiare, të cilat vetë organizmi i mirëpret. Do të qe një praktikë e mirë. Duhet të kemi më shumë besim tek informacioni ynë, i cili intuitivisht na drejton drejt rrugës së drejtë. Pasi dëgjoj dhe ndjek shkencën… në fund jam unë ajo që duhet t’i vendos pikën e fundit. Fund.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
”Më kanë fyer, pati sulme raciste ndaj meje” Astrit Selmani reagon pas ofendimeve që mori në Rumani
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golave ndaj Southamptonit
Dronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të "dy shpërthimeve” në Rusi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A