LAJMI I FUNDIT:

Fundi i oligarkisë serbe në Mitrovicë

Secili që është i njohur me faktorin historik të marrëdhënieve shqiptaro – serbe, ka të drejtë të konstatojë se serbët janë popull jotolerant ndaj shqiptarëve, se nuk gjejnë mirëkuptim për ndjenjat kombëtare, kulturën dhe civilizimin shqiptar. Një gjë e tillë u vërtetua edhe gjatë regjimit të Slobodan Milosevicit, i cili udhëhoqi politikë gjenocide kundër shqiptarëve duke prishur të gjitha urat e mirëkuptimit. Qëllimi i politikës së tij dhe atyre para tij ishte: sa më pak shqiptarë! Kjo politik udhëhiqet edhe sot.

Edhe pse kaluan dymbëdhjetë vite nga lufta e përgjakshme liderët e sotshëm politikë nuk e shohin të arsyeshme të kërkojnë falje për padrejtësitë, dhunën që kanë ushtruar para dhe gjatë luftës së vitit 1998 – 1999. Ajo që është më e rrezikshme, sot shqiptarët po përballen me platformën “demokratike” të Tadicit, i cili për të manovruar dhe për të fituar simpatinë e perëndimorëve paraqet "realitete" të reja me përmbajtje të vjetër.

Deklarata e tij për “Shqipërinë e Madhe” ishte edhe një përpjekje për të paraqitur shqiptarët si element i pasigurt për Evropë dhe destabilizues për Ballkanin. Pra, ideja e tillë është projekt i tyre që përdoret për të fokusuar vëmendjen në hapësirat shqiptare. Kjo është shfaqje për mobilizim të paragjykimeve të reja. Megjithatë, shqiptarët janë popull liridashës që i japin përparësi paqes. Në këtë drejtim edhe filluan bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit. Politikanët serbë për të mos humbur simpatinë te qytetarët e Serbisë, marrin aktivitete të reja në drejtim të përkeqësimit të marrëdhënieve. Ende veprojnë me “këshillat” e mbretit Nikolla se sa më shumë shqiptarë të rrëmbejnë aq të mëdha janë meritat para atdheut.


Ditëve të fundit ishin më dinamike, të përshkruara me një proces të brendshëm për Kosovën. Rezultat i këtij dinamizmi politik nuk janë vetëm bisedimet, por edhe veprimi i fundit i qeverisë së Kosovës për mbrojtjen e sovranitetit territorial, duke vënë në kontroll pjesën veriore të Mitrovicës. Edhe në këto momente serbët mundohen të krijojnë mite të reja. Vrasja e policit është dëshmi se forcat e errëta shoviniste nuk duan paqe po trazira në Ballkan. Nga ana tjetër, hapat e qeverisw së Kosovës duhet marrë në konsideratë, si veprime të mençura dhe në moment të duhur. Shqiptarët nuk duhet frikësuar, degradimi që i bëhet shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë nuk e ndal dhe nuk mund të jetë pengesë për zhvillim ekonomik dhe për njohje të reja.

Demagogjisë serbe i doli boja. Jo vetëm shqiptarët, por edhe të tjerët nuk pranojnë veprime që degradojnë Kosovën. Edhe të tjerët janë të njohur me mitet serbe, ashtu edhe deklaratën e Tadicit nuk kuptohet ndryshe, përveç si metodë e re për ripushtim të Kosovës. Ata nuk e dinë një ligj të historisë se oligarkive sunduese iu vjen fundi, kurse populli mbetet në histori. Edhe oligarkisë serbe në veri i erdhi fundi. Historinë e shkruan polici i vrarë nga falangat serbomëdha. Ai, Enveri, na e tregoi rrugën, mënyrën se si mbrohet Kosova. Na i la amanet kufijtë e Kosovës, ata janë të paprekshme dhe të shenjta. Andaj, mbrojtjen e kufirit mos e kuptoni si punë polici, por obligim moral dhe kombëtar për të gjithë shqiptarët.

Në trend

Më shumë
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni

Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni

Magazina
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Premier League
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Botë

"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme

Evropa

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë

“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë

La Liga
Kalo në kategori