LAJMI I FUNDIT:

Fundet e gjata

Fundet e gjata

Duhen shumë fjalë për t’i përshkruar sa më mirë trendët e fundeve për këtë sezon.

Një nga prirjet kryesore dhe që do të shihni bindshëm këtë vjeshtë, janë fundet e gjata, të cilat mbulojnë edhe çizmet.

Fundet e gjata janë shumë të përshtatshme për vjeshtë dhe dimër, mirëpo, duke pasur parasysh gjatësinë e tyre dhe motin me shi ose me dëborë, mund të bëhen edhe jopraktike.

Për këtë rast disenjatorët propozojnë funde të stilit të viteve pesëdhjetë të shekullit të kaluar, posaçërisht për femrat aktive të cilat e duan retro look-un.


Stilistët na mahnitin me propozimet e tyre, qofshin këto në tendencë në ngjyrë dhe formë, por kësaj radhe ata propozojnë që çdo femër të ketë të paktën një fund qoftë ky i shkurtër apo i gjatë. Të veshësh një fund duhet fantazi, në mënyrën se si e kombinon. /Telegrafi/