LAJMI I FUNDIT:

Fujitsu Stylistic Q550 këtë muaj në tregun evropian

Fujitsu Stylistic Q550 këtë muaj në tregun evropian

Fujitsu ka paraqitur Stylistic Q550, ‘tabletën’ prej 10.1 inç me Windows 7, që u rekomandohet punëtorëve në fusha të caktuara. Pajisja është e bazuar në platformën e Intel, Oak Trail, ndërsa vjen edhe me procesorin Atom.

Në të është i vendosur RAM-i prej 2 GB, SSD prej 32 ose 64 GB, ndërsa rezolucioni i ekranit IPS është 1.366 x 768 pikselë.

Është ruajtur puna me gishta ose me ‘stylus’, ndërsa qasja në internet është e mundur përmes Wi-Fi apo lidhjes 3G.


Nga Fujitsu thonë se bateria mban “gjithë ditën”, porse nuk kanë qenë precizë për kohëzgjatjen.

Stylistic Q550 do të dalë në tregun evropian këtë muaj, ndërsa pritet që të kushtojë 699 euro. /Telegrafi/