LAJMI I FUNDIT:

I ftohti vazhdon edhe në pesë ditët e ardhshme

I ftohti vazhdon edhe në pesë ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që në pesë ditët e ardhshme moti të jetë i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.

Nga dita e martë dhe pjesa e parë e së mërkurës, do të ketë kushte për reshje të dobëta bore, kurse në ultësira dhe vende rrëzë maleve do të ketë kushte për mjegull të intensitetit të lartë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -14 gradë Celsius deri -5 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet -4C deri në 1C Celsius.


Shtypja atmosferike mbetet e lartë, por do të ketë tendencë të uljes – gjithnjë në vlerat e normales.

Do të fryjë erë nga lindja dhe verilindja me shpejtësi rreth 7m/s. /Telegrafi/