LAJMI I FUNDIT:

FSSHK: Qeveria po tenton të diskriminojë të punësuarit në institucione shëndetësore

FSSHK: Qeveria po tenton të diskriminojë të punësuarit në institucione shëndetësore

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, kanë thënë se Qeveria e Kosovës po tenton të diskriminojë të punësuarit në institucionet shëndetësore.

“Me vendim të datës 29.07.2020 Qeveria e Republikës së Kosovës ka aprovuar shtesën mbi pagë me të cilin Vendim ka diskriminuar të punësuarit në institucione shëndetësore duke bërë seleksionim të padrejtë.

FSSHK ka reaguar me kohë duke e cilësuar këtë Vendim diskriminues, demotivues për të gjithë të punësuarit në institucione shëndetësore, për shkak se vet virusi COVID-19 nuk po bën seleksionim, por, po i atakon të gjithë të punësuarit në institucione shëndetësore dhe popullatën e gjerë.


E nderuara Qeveri, situata në terren është shumë e rëndë andaj nuk është momenti që me Vendime tuaja të krijoni kushte drejt kollapsit të institucioneve shëndetësore”, thuhet në komunikatën për medie.

FSSHK thekson se këto veprime skajshmërisht të ngutshme dhe selektive nuk i bëjnë nder Qeverisë.

“Prandaj kërkojmë publikisht nga ju që ti thirrni ndërgjegjës dhe të veproni konform situatës së eskaluar Pandemike e cila kërkon motivim të punësuarve në institucione shëndetësore publike pa dallim dhe jo demotivim.

Prandaj kërkesa jonë e fundit është mos i diskriminonin punëtorët shëndetësor dhe stafin përcjellës, trajtoni barabartë të gjithë”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë

Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë

Prishtina
Kalo në kategori