Frika nga partitë politike në pushtet
Këto ditë, derisa po bëhet një punë më intensive se rëndom në rekrutimin e kandidatëve për përfaqësim në asambletë komunale, kam hasur personalisht disa herë në një dukuri të cilën nuk mund ta përshkruaj ndryshe pos si të dhimbshme e që ka të bëjë me frikën e individëve (të paangazhuar në politikë) për t’u prezantuar nën petkun e një subjekti politik i cili nuk e ka pushtetin në komunën përkatëse.
Arsyeja e kësaj frike, siç e kam kuptuar nga disa individë të sinqertë, është hakmarrja që pason ndaj tyre. Për të qenë korrekte, këtë dukuri e kam hasur jashtë kryeqytetit. Fatkeqësia qëndron në faktin se kjo po i ndodh pikërisht shtresës së intelektualëve. Aty ku duhet t’i kemi sytë, aty ku duhet të shpresojmë se do të burojë iniciativa, energjia dhe dija për ndryshime… pikërisht aty është mbjellë frika nga të gjitha partitë që kanë ndokund pushtet.
Si kanë arritur ta bëjnë këtë? Përgjigja është sa e thjeshtë, aq edhe poshtëruese: duke kërcënuar me humbjen e vendit të punës, duke kërcënuar, pra, me mbijetesën dhe ekzistencën.
A është kjo demokracia të cilën e dëshironim aq shumë? A është kjo demokracia me të cilën e kanë gojën plot pikërisht ata që e bëjnë këtë represion psikologjik mbi masën, e veçanërisht mbi intelektualët?
Në këtë rast, nuk dua ta hedh barrën e përgjegjësisë mbi intelektualët duke aluduar në “mosguxim”, “qyqarllëk” apo etiketim tjetër të ngjashëm, sepse e kuptoj se duhet të mendojnë për mbijetesën e tyre dhe të familjeve të tyre në këtë kohë të krizës ekonomike e sociale Por, barrën e përgjegjësisë do ta hedh te partitë politike të cilat kanë pushtet (lokal apo qendror) dhe të cilat janë duke e keqpërdorur atë skajshmërisht. Ata janë duke e ngulfatur lirinë, ata janë duke e ngulfatur demokracinë… ata janë duke i bërë zullum psikologjik popullit të vet vetëm e vetëm për ta mbajtur pushtetin.
Nga këndvështrimi im si opozitë, konsideroj se ne kemi obligim dhe duhet të luftojmë për demokraci të vërtetë, për liri të shprehjes, për liri të bindjeve. Duhet! Vetëm pasi ta kemi instaluar këtë në shoqërinë tonë, thellësisht besoj se do të fillojnë të vijnë edhe të mirat tjera.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Kur sheqeri në gjak rritet për shkak të stresit, ekzistojnë pesë mënyra për ta rikthyer trupin në normalitet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri