Presidenti francez, Emmanuel Macron zhvillon një samit me disa udhëheqës evropianë dhe afrikanë, që ka për synim të forcojë përpjekjet për të frenuar fluksin e emigrantëve përmes Mesdheut.
Bisedimet e Parisit përfshijnë edhe udhëheqës nga Çadi, Nigeri dhe Libia, vendet kryesore të tranzitit për emigrantët, të cilët rrezikojnë jetët e tyre në përpjekje për të mbërritur Europën.
Mes udhëheqësve do të jenë edhe ata nga Gjermania, Italia dhe Spanja, respektivisht Angela Merkel, Paolo Gentiloni dhe Mariano Rajoy.
Me synimin për të frenuar fluksin, Macron kërkon që kërkesat për azil të menaxhohen pikërisht në Afrikë. Ai ka folur për ngritjen e disa “hotspot”-eve në Çad, Niger dhe Libi për të proceduar me aplikimet e azilit, megjithatë destabiliteti kronik në Libi mund të rezultojë një pengesë e madhe që këto qendra të operojnë atje.
Rreth 100 mijë emigrantë kanë ndërmarrë udhëtimin e rrezikshëm përmes detit nga Libia drejt Italisë vetëm këtë vit, ndërsa Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) e Kombeve të Bashkuara njofton se mbi 2.000 vetë kanë vdekur në të tilla udhëtime. Në korrik, numri i atyre që kalonin Mesdheun drejt Italisë ra me 57% krahasuar me qershorin, pjesërisht për shkak se Italia ka përforcuar bashkëpunimin me forcat e sigurisë libiane, thonë disa zyrtarë.
Por, Italia i ka nxitur prej kohësh partnerët e BE-së të ndihmojnë në lehtësimin e kësaj barre strehimi të emigrantëve, pasi qendrat e saj të pritjes janë të mbipopulluara. Në vitin 2015, BE-ja u angazhua për 1.8 miliardë euro ndihmë në nismat për të ndihmuar vendet afrikane që të frenojnë fluksin e emigrantëve në Evropë.
Planet përfshijnë shtimin e kontrolleve kufitare veçanërisht në rrugët e shfrytëzuara nga emigrantët, por edhe krijimi i vendeve të punës për komunitetet e varfra. Por fokusi i përpjekjeve afatshkurtra është kthyer tashmë ne procedimin e kërkesave për azil në zyrat që pritet të ngrihen në Afrikë.
Këtë vit, Spanja ka parë një rritje të numrit të emigrantëve, që udhëtojnë drejt tokës së saj nga Maroku. Shumica e tyre janë nga vendet e Afrikës Perëndimore, kryesisht nga Nigeria, Guinea dhe Bregu i Fildishtë. Në shumicën e rasteve, ata janë trajtuar si emigrantë ekonomikë, e jo si refugjatë që u largohen luftrave apo persekutimit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Anija spiune ruse hynë në ujërat britanike, Londra zyrtare mesazh Putinit: Ne ju shohim, dimë se çfarë po bëni
Scholz dhe Macron “qëndrojnë së bashku ndërsa Evropa përgatitet të përballet me Trump”
Skena të rralla nga Florida – stuhi dëbore mbuloi parajsën tropikale, dimër i paharrueshëm
Anija spiune ruse hynë në ujërat britanike, Londra zyrtare mesazh Putinit: Ne ju shohim, dimë se çfarë po bëni
"Trump ka të drejtë", thotë kryediplomatja e BE-së ndërsa kërkon ‘të përgatitemi për më të keqen’ në raport me Rusinë
"Gjesti flet vetë": Gjermanët reagojnë ashpër ndaj “përshëndetjes naziste” të Musk
Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së
Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge
Skena të rralla nga Florida - stuhi dëbore mbuloi parajsën tropikale, dimër i paharrueshëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!