LAJMI I FUNDIT:

Franca ndalon me ligj modelet thatanike

Franca ndalon me ligj modelet thatanike

Ligjvënësit francez, e kanë miratuar ligjin, me të cilin u ndalohet modeleve shumë të holla të marrin pjesë në shfaqje mode, reklamime të ndryshme dhe pasarela.

Modelet, së pari duhet të tregojnë certifikatën e mjekut, se ajo ka masë të lejuar që të punojë si modele.

Në mënyrë që të ndalohet trendi i modeleve shumë të holla, është caktuar Indeksi i Masës Trupore.

Mjekët do të llogarisin nëse pesha, gjatësia,mosha dhe masa e modeles është në rregull, e më pas do t’i lëshojnë certifikatën.


Kjo ka nxitur protestë nga agjencitë e ndryshke të modës, që e kanë kundërshtuar një gjë të tillë, transmeton Telegrafi.

Të gjitha ata që angazhojnë një modele pa premisat lejuara, dënohen me gjashtë muaj burg dhe 75,000 euro gjobë./Telegrafi/