LAJMI I FUNDIT:

Forumi Ekonomik Mbarë-Shqiptar i propozon qeverive disa masa mbi situatën e krijuar pas Coronavirusit

Forumi Ekonomik Mbarë-Shqiptar i propozon qeverive disa masa mbi situatën e krijuar pas Coronavirusit

Forumi Ekonomik Mbarë-Shqiptar nëpërmjet një letër publike dërguar kryeministrave të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, kanë propozuar disa masa mbi situatën e krijuar pas paraqitjes së rasteve me Coronavirus.

Forumi ka thënë se, në këto momente biznesi në rajon është duke ecur në ujëra të panjohura dhe janë të papërgatitur për të përballur pasojat financiare që vijnë si rezultat i kufizimeve.

Ky forum ka inkurajuar qeverinë e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut që të hartojnë një plan ekonomik ku do të përfshiheshin një varg masash në mënyrë që të minimizohen efektet negative mbi ekonominë në rajon.


“Të hartohet plani i masave të sigurisë që duhet të respektojnë të gjitha ndërmarrjet private, në punën dhe ambientet e tyre, duke përfshirë baret, kafet, restorantet, etj.”, thuhet në njërën nga tetë pikat e propozuara. /Telegrafi/

Njoftimi i plotë i Forumit Mbarë-Shqiptar

Të nderuar,

Si fillimi na lejoni të bëjmë një prezantim të shkurtër mbi Forumin Ekonomik Mbarë-Shqiptar.

Forumi Ekonomik Mbarë-Shqiptar (këtu e në vijim “FEMSH”) është themeluar në datën 08.05.2019 dhe është regjistruar si person juridik me Vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë Nr. 1394, datë 08.05.2019. FEMSH është një organizatë jofitimprurëse e cila synon krijimin e një strukture lobuese me qëllim përmirësimin, zhvillimin dhe bashkëpunimin ekonomik rajonal.

FEMSH e ushtron veprimtarinë e saj në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, në Republikën e Kosovës dhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Veprimtaria e FEMSH lidhet me mbrojtjen e interesave të sipërmarrjes rajonale. Promovimin e ideve liberale ekonomike si dhe lobimin ekonomik për lehtësimin dhe eleminimin e barrierave që sipërmarrjet hasin në shkëmbimet tregtare në rajon, duke mundësuar gjetjen e modeleve më të mira të bashkëpunimit ekonomik për arritjen e një ekonomie komplementare.

Ndër të tjerat, FEMSH ka pjesë të strukturës organizative të saj Dhomat e Tregtisë dhe Shoqatat e Sipërmarjes të cilat operojnë në Republikën e Shqipërisë, Republikën e Kosovës dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe gëzon mbështetjen e rreth 10.000 sipërmarrjeve kryesisht në sektorin e prodhimit në të tre shtetet.

Bordi Drejtuesi Forumit Ekonomik Mbarë-Shqiptar përbëhet nga:

– Z. Nagib Fejzi: Kryetari i FEMSH (Sipërmarrës në Sektorin e Prodhimit);

– Z. Mendi Qyra: Nënkryetar i FEMSH (Nënkryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë VeriPerëndimore dhe Sipërmarrës në Sektorin e Prodhimit);

– Z. Kastriot Lluka: Nënkryetar i FEMSH (Sipërmarrës në Sektorin e Prodhimit);

– Z. Vullnet Haka: Nënkryetar i FEMSH (President i Shoqatës së Konvertuesve të Plastikës së Shqipërisë, anëtar i Bordit Drejtues të Shoqatës së Ricikluesve të Shqipërisë, anëtar themelues i Bordit Drejtues të Bashkimit të Prodhuesve dhe Sipërmarrës në Sektorin e Prodhimit);

– Z. Nikolin Jaka: Anëtar i FEMSH (Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe Sipërmarrës në Sektorin e Prodhimit).

– Z. Nebi Hoxha: Anëtar i FEMSH (Kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë VeriPerëndimore dhe Sipërmarrës);

– Z. Blerim Devolli: Anëtar i FEMSH (Sipërmarrës në Sektorin e Prodhimit, Birra Peja);

– Z. Berat Rukiqi: Anëtar i FEMSH (Kryetari Odës Ekonomike të Kosovës dhe Sipërmarrës);

– Z. Aleks Millo: Anëtar i FEMSH (Nënkryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe Sipërmarrës);

Lidhur me situatën e shkaktuar në rajon nga përhapja e Virusit Covid-19, FEMSH shpreh shqetësimin e saj dhe ofron mbështetje për të parandaluar pasojat e kësaj pandemie. Vlerësojmë çdo akt normative të ndërmarrë nga Qeveritë përkatëse si domosdoshmëri për të mundësuar parandalimin e përhapjes së këtij virusi.

Të gjitha sipërmarrjet që janë duke ndjekur në mënyrë rigoroze çdo masë shtrenguese të imponuar nga këto akte normative janë duke u përballur me vështirësi të mëdha mbi ecurinë e aktivitetit të tyre. Në këto momente biznesi në rajon është duke notuar në ujëra të panjohura dhe janë të papërgatitur për të përballuar pasojat finaciare që vijnë si rezultat i këtyre kufizimeve.

Pa dyshim që ndodhemi përpara një gjendje alarmante por vetëm të bashkuar mund të minimizojmë efektet negative afat gjatë të kësaj situate. Të gjithë bashkë duhet të punojmë për të gjetur zgjidhjet më efektive mbi përballimin e sfidave të muajve në vijim duke parandaluar pasojat katastrofike për sipërmarrësit.

Ndodhur në këto kushte, FEMSH inkurajon Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të hartuar një plan ekonomik ku të përfshihen një sërë masash në mënyrë që të minimizohen efektet negative mbi ekonominë në rajon.

Konkretisht, propozojmë si më poshtë vijon:

– Të hartohet plani i masave mbrojtëse duke mundësuar heqjen e kufizimeve ndaj sipërmarrjes private;
– Të merret analiza shkencore e ekspertëve profesionistë se cilët janë qytetarët e rrezikuar nga Covid 19 dhe të izolohen vetëm kjo kategori dhe familjarët e tyre;
– Të hartohet plani i masave të sigurisë që duhet të respektojnë të gjitha sipërmarrjet private në punën dhe ambientet e tyre duke përfshirë baret, kafet, restorantet etj.;
– Të lejohet vazhdimi i aktivitetit për të gjitha sipërmarrjet duke përfshirë kafet, baret dhe restorantet;
– Të lejohet qarkullimi i udhëtarëve me automjete të vogla ndërmjet tre shteteve;
– Për të siguruar qarkullimin e lire të mallrave, shoferët e transportit të mallrave të lejohen pa kufizime brenda tre shteteve Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut;
– Për të gjitha sipërmarrjet e afektuara nga masat e marra të rimbursohen rast pas rasti sipas dëmit të krijuar pas një ekspertize të argumentuar dhe të certifikuar nga ekspertët;
– Të mos ndërpriten energjia elektrike, uji dhe shërbimet e tjera bazike për arsye mos pagesash.

Miratimi i pikave të mësipërme do të sjellë një lehtësim të situatës së sipërmarrjeve duke bërë të mundur dhe rikuperimin e shpejtë të aktivitetit ekonomik. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës

Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës

Ekonomi
Këto janë komplekset rezidenciale të Etna Group, ndër më të mirat të ndërtuara në vend

Këto janë komplekset rezidenciale të Etna Group, ndër më të mirat të ndërtuara në vend

Ekonomi
Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!

Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!

Ekonomi
BauFriday - Momenti që të gjithë e keni pritur

BauFriday - Momenti që të gjithë e keni pritur

Ekonomi
IPKO organizon Konferencën e Dytë të Sigurisë Kibernetike në Kosovë, një ngjarje kyçe për sigurinë dixhitale në Rajon, me mbi 400 pjesëmarrës

IPKO organizon Konferencën e Dytë të Sigurisë Kibernetike në Kosovë, një ngjarje kyçe për sigurinë dixhitale në Rajon, me mbi 400 pjesëmarrës

Ekonomi
Kosova përfiton grant prej 9.5 milionë eurove për mbrojtjen dhe menaxhimin e ujërave

Kosova përfiton grant prej 9.5 milionë eurove për mbrojtjen dhe menaxhimin e ujërave

Ekonomi
Kalo në kategori