LAJMI I FUNDIT:

Formimi i kombit politik kosovar

Tema për të cilën po shkruaj nuk ka të bëjë vetëm me pikëpamjet dhe qëndrimet e mija, por është e bazuar në pikëpamje dhe analiza të shumë sociologëve dhe politologëve e analistë më bashkëkohorë që njeh bota, dhe pikëpamjet e tyre janë të mbështetura edhe në raste konkrete studimore.

Qëndrimi im lidhur me komb-formimin kosovar nuk do të thotë që unë jam kundër bashkimit më Shqipërinë, çështja të cilën do ta shtjelloj është shumë e komplikuar dhe për të dhanë argumente bindëse duhet shumë kohë, por unë do të mundohem në pika të shkurtra të sjell argumentet e mija rreth komb-formimit kosovar.

Shumë shpesh në jetën shoqërore, por edhe në literaturën shkencore përdoren pa ndonjë dallim të veçantë termat etnik dhe kombëtar.


Etnitë janë grupe të njerëzve që jetojnë si trashëgimtarë të një bashkësie historike dhe kulturore dhe janë të një mendje që ta ruajnë atë. Etnia përcaktohet nga dy përmasa: bashkësia historike dhe veçantitë kulturore. Etnia është një grup përkatësie, ajo nuk ka detyrimisht një shprehi politike, ato nuk janë më të natyrshme se kombet, nuk është më e qëndrueshme, më jetëgjate se sa realiteti dhe ndjenjat kombëtare. Etnitë nuk kanë një organizim politik, autonom dhe për këtë ato dallohen nga kombi modern ose politik.

Kombi ekziston atëherë kur një numër i madh i njerëzve brenda një bashkësie e pranojnë vetën e tyre se e përbëjnë një komb. Një popull që flet të njëjtën gjuhë, ka të njëjtën traditë dhe të njëjtën kulturë nuk mund të quhet domosdoshmërisht një komb, pasi që ka shumë kombe të cilat kanë të njëjtën gjuhë dhe të njëjtën kulturë, pra ata popuj mund të thuhet se kanë etni të përbashkët, por jo edhe komb.

Në teori, janë dy mënyrat të krijimit dhe manifestimit të kombeve.

Njëra është kur pjesëtarët e një kombi kanë një ndjenjë të përkatësisë së përbashkët dhe identifikohen me karakteristika të përbashkëta, siç është prejardhja e përbashkët, raca, kultura, gjuha ose feja. Kjo formë e manifestimit është quajtur me termin komb etnik ose kulturor dhe pandeh se proceset identifikuese trashëgohen dhe nuk mund të përzgjidhen, ndërsa njësia politike e administrative që e formon ajo është quajtur shtet-komb. Ky lloj shteti u shfaq në kontekst të kombeve që ishin ndarë në territore e disa shtete. Si rezultat i kësaj ndarjeje, identiteti kolektiv ishte bazuar në parime etnike dhe kulturore.

Mënyra tjetër e krijimit dhe manifestimit të kombit është kur pjesëtarët e një kombi kanë ndjenjë të përbashkët të përkatësisë që buron nga ndjenja e fatit të përbashkët. Kjo formë zakonisht quhet si komb qytetar dhe përfshin të gjithë ata që pranojnë kredon politike të kombit pavarësisht gjuhës ose përkatësisë etnike të tyre. Ky është një proces në të cilin në një territor të caktuar me kufijtë të njohur jetojnë grupe të ndryshme njerëzish. Parimi i identitetit kolektiv në këtë territor është politik: qytetarët njësoj i nënshtrohen sundimit të Ligjit në atë territor.

Prandaj duke u bazuar në këtë teori ne shqiptarët në aspektin kulturor jemi një komb, por në aspektin e kombit si njësi politike nuk jemi një komb për arsye se pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, qytetarët e Kosovës pa marrë parasysh gjuhës, racës, traditës, fesë, janë pjesë e shoqërisë kosovare dhe i binden institucioneve, me përjashtim tw një pjese të komunitetit serb që jeton në Kosovë dhe të cilën politika serbe po e pengon që të integrohet në jetën politike e shoqërore të vendit.

Prandaj ne dhe shqiptarët e Shqipërisë kemi dy shtetet tona të cilat janë të pavarura me kultura politike të ndryshme, me qëllime të njëjta drejt Bashkimit Evropian. Dhe ne me shumë besnikëri do të vazhdojmë të njihemi si popull shqiptar, por në aspektin e kombit politik jemi dy shtete të pavarura me identitete të ndryshme politike.

Në trend

Më shumë
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Magazina
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Botë
Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Drejtësi

"Babait i ra pika, më tha nuk ke përkrahje prej familjes", Arbër Bytyqi tregon se nuk ia miratuan dëshirën për t'u bërë grimer dhe u detyrua të studionte diçka tjetër

Magazina
Koreja e Veriut tërheq ushtarët nga vija e frontit në Ukrainë

Koreja e Veriut tërheq ushtarët nga vija e frontit në Ukrainë

Evropa
Banorët thyejnë rregullat duke folur për nominime: Planifikojnë që nëse iu bie Kutia e Pandorës të nominojnë Gjestin, Eglin dhe Rozanën

Banorët thyejnë rregullat duke folur për nominime: Planifikojnë që nëse iu bie Kutia e Pandorës të nominojnë Gjestin, Eglin dhe Rozanën

Magazina
Kalo në kategori