Foret e Pacollit apo nazet e Mimozës
Deklaratat e fundit të zv.presidentes së AKR-së, Mimoza Kusari, se nuk do të hyjë në një qeveri në të cilën ndodhet Fatmir Limaj nuk janë parimore. Kjo për shkak se ndaj z.Limaj nuk ka ndonjë aktakuzë të ngritur, përveçse ai mund të jetë duke u hetuar nga prokuroria dhe si rrjedhojë në një formë ose në tjetrën, ajo paragjykon fajësinë e ministrit në fjalë. Këtu shtrohet pyetja pse znj.Kusari nuk e kundërshtoi koalicionin AKR-LDD në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar, kur dihet se ndaj kryetarit të LDD-së kishte një aktakuzë të ngritur?!
Së pari nuk dua të më kuptoni se po mbështes z.Limaj ose kam diçka personale kundër znj.Kusari, për të cilën mendoj se është një ekonomiste e mirë. Por deklaratat e fundit të zv.presidentes së AKR-së dhe sidomos deklarimi ku specifikon emrin e z.Limaj, më tingëllojnë së zonja në fjalë, më shumë është e interesuar të qëndroj në ulësen e deputetes, të cilën sipas të gjitha gjasave veç e ka siguruar tashmë, se sa të hyjë në qeveri në një koalicion të eventual PDK-AKR. Sepse tek e fundit koalicioni edhe mund të prishet pastaj apo edhe të ndërrohen ministrat, siç ndodhi me qeverinë e kryeministrit në largim, por postin e deputetes nuk mund t’ia zë askush edhe në qoftë se i ndërron bindjet politike, siç ndodhi me disa paraardhëse të saj në AKR.
Por deklaratat e saj mund të kenë edhe një prapavijë tjetër politike, që nënkupton së pas tyre qëndron presidenti i AKR-së, z. Behgjet Pacolli, i cili dëshiron që të provokoj PDK-në, me kinse zëra kundërshtues brenda partisë së tij, për një koalicion të përbashkët. Ku atakimi i emrit të z.Limaj, që është njëri nga tre personat kyç në PDK, do ta rris “pazarin” e ardhshëm për postet që do të ndahen në koalicionin e mundshëm. Nëse pra, pas deklarimeve të Mimoza Kusarit, qëndron shefi i saj, atëherë kjo i bie veçse edhe një lloj hakmarrje ndaj PDK-së, e cila për lojalitetin e AKR-së ndaj saj, nuk iu ka “falënderuar” në disa raste.
Bindjen time që prapa kësaj “loje” të deklaratave mund qëndroj z.Pacolli, ma përforcoi edhe më shumë deklarimi i tij i fundit se e përkrah zonjën Kusari, mirëpo njëkohësisht i kërkon falje z.Limaj për përmendjen e emrit të tij. Mirëpo, në variantin më të keq për AKR-në, nëse qysh tash kanë filluar çarjet në këtë subjekt politik dhe shefi i saj nuk arrin ta unifikoj grupin e tij parlamentar, atëherë përfundimisht z.Pacolli duhet t’i thotë lamtumirë politikës. Për arsye se nëse për dy mandate parlamentare kohë pas kohe të shkapërderdhet grupi parlamentar, atëherë diçka nuk është në rregull këtu. Sepse kemi të bëjmë me një subjekt politik që nuk di çka do dhe kah t’i orientoj politikat e tij programore apo në AKR, siç edhe flitet shpesh herë, njerëz të caktuar hyjnë vetëm për të përfituar diçka nga pasuria e z.Pacolli ose sa për ta bërë hapin e parë në politikë dhe pastaj u drejtohen shtigjeve tjera.
E tëra kjo që thash deri më tani, më le të kuptoj se edhe nëse krijohet koalicioni PDK, AKR plus minoritetet, atëherë do të jetë një koalicion i shantazheve. Jo i shantazheve nga jashtë, por i atyre për brenda. Sepse në një situatë ku qeveria ka gjashtëdhjetë e tre apo katër deputet në parlament dhe përbëhet nga dy parti të mëdha dhe disa sosh nga minoritetet, atëherë aty secili do ta kërkoj maksimumin e privilegjeve, për arsye se krejt do të ndihen të fortë, në kuptimin që do të mund ta rrezikojnë rrëzimin e qeverisë. Nëse qysh tani AKR ka filluar të bëjë këso “fore”, atëherë çka mund të presim më mirë nga partitë minoritare, që disa deputet të caktuar nga to, mund ta kenë shansin jetësor për të kërkuar privilegje deri në maksimum. Por mos t’i harrojmë as deputetët e PDK-së se nuk janë të gjithë ende të lidhur për ideale më partin, sepse disa nga ta qysh në mandatin e kaluar e braktisën, herë për arsye parimore e herë për disa interesa tjera. Ka edhe të atillë që kanë filluar ta ndiejnë vetën të mashtruar nga partia në zgjedhjet e 12 dhjetorit, kur ka qenë në pyetje profilizimi i votave brenda partisë.
Për fund më duhet ta përsëris, se një koalicion eventual PDK, AKR plus minoritet, do të prodhoj një qeveri për mendimin tim të shantazhuar.
(Autori është enigmat dhe vazhdon studimet Master në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kalon gati në përplasje fizike - Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Rubio rrit presionin ndaj Putinit për të pranuar armëpushimin - zbulon lëshimet territoriale të diskutuara me Ukrainën

Egla Ceno rikthehet në Big Brother VIP, puth në buzë Laert Vasilin

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët