Ka ditë që mediat serbe po bëjnë zhurmë rreth mundësisë së hapjes së kapitullit 35 për Kosovën. Fjala është për negociatat e ardhshme të Serbisë me Bashkimin Evropian, ku mendohet të diskutohen katër kapituj: ato për drejtësinë, sigurinë, të drejtat e njeriut dhe ai më i ndjeshmi- për Kosovën. Hapja e këtij të fundit shihet jo e lehtë. Për qeverinë serbe dhe Kryeministrin Vuçiq, sikurse shprehet ky i fundit, kjo është “një kafshatë e hidhur për t’u kapërdirë”.
Marrëveshjet e kohëve të fundit midis dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, i shërbejnë pikërisht këtij rrugëtimi për një të ardhme sa më të afërt në BE, por dhe stabilitetit në rajonin tonë, në të mirë të të gjithë shtetasve të tij. Megjithatë, siç vihet re dhe nga mediat e këtyre dy vendeve, janë shfaqur jo pak dilema dhe pakënaqësi.
Cila është problematika e këtyre katër marrëveshjeve dypalëshe të arritura në Bruksel? Për energjinë, telekomunikacionin, krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si dhe ajo për lirinë e lëvizjes- Ura e Mitrovicës. Mendojmë se arritja e këtyre marrëveshjeve nuk mund të injorohet, përkundrazi, ajo duhet vlerësuar si një hap tjetër i rëndësishëm në përmirësimin e marrëdhënieve Kosovë- Serbi. Edhe pse vektori lëviz me shumë vështirësi në kahun e mësipërm, duket se përsëri diçka po ecën. Puna nuk është për të qenë euforik, por janë përpjekjet reale që po bëhen nga Perëndimi dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’i afruar popujt e Ballkanit të vështirë më pranë njëri- tjetrit, për zgjidhje të përbashkëta, në një paqe reale, pa konfliktet e njohura.
Por le të ndalemi te marrëveshjet e mësipërme. Ajo që ka ngjallur më tepër skepticizëm është Marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Serbët, nga ana e tyre, e shikojnë atë jo si një arritje, përderisa ajo realisht do të jetë njëfarë autonomie në fushën e kulturës, në arsim, shëndetësi, në çështjet e ambientit. Sipas gazetës së njohur gjermane “Suddeutsche Zeitung”, ky Asociacion do të ketë vetëm statusin “mbikëqyrës” dhe “jo autoritet i pavarur e me fuqi ekzekutive”. Dekretimi i tij bëhet gjithashtu nga Qeveria e Kosovës dhe se, që nga statuti dhe dokumente të tjera i nënshtrohen gjykimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Gazeta i sheh ndërkohë këto marrëveshje si një lloj njohjeje e shtetit të Kosovës nga Serbia.
Në Kosovë gjithashtu shfaqet në forma të ndryshme droja, sipas së cilës, me këtë Asociacion i jepet jetë një niveli tjetër qeverisjeje dhe se në këtë mënyrë, serbët e këtyre komunave do t’i qëndrojnë larg integrimit të tyre në institucionet e shtetit të Kosovës. Shqetësimi se në këtë mënyrë po cenohet integriteti dhe sovraniteti i vendit, i parë si një “bosnjëzim i Kosovës” duket se do të mbetet vetëm në këtë kuadër, pasi realiteti, siç bëhet dhe i njohur, është tjetër.
Sigurisht, nuk do të ishim objektivë nëse do të mendonim që këto marrëdhënie janë në ditët më të lumtura të tyre dhe se rajoni ynë aq i trazuar i gëzohet një paqëtimi të afërt të popujve të tij. Për të qenë realistë, në rastin konkret, bizantizmi i njohur i diplomacisë serbe vështirë të largohet menjëherë nga skena ballkanike për t’ia lënë vendin një diplomacie sa më bashkëpunuese. Sepse, sikurse kemi thënë dhe herë tjetër, dhe pse Kosova është një shtet i pavarur, fqinj i Serbisë, i njohur nga 110 shtete të botës dhe kur priten njohje të reja, intransigjenca serbe përpiqet të ruajë konturet e saj në këtë drejtim.
Një njohje e Kosovës nga ana e Serbisë, dhe pse për të duket e dhimbshme, do t’i favorizonte bisedimet e ardhshme me BE-në dhe do ta bënte më të besueshëm pranimin e saj në Bashkimin Evropian. Sikurse dihet, Serbia nisi vitin e kaluar bisedimet për anëtarësim në BE. Përmirësimi i marrëdhënieve me Kosovën ka qenë arsyeja që gjatë kësaj periudhe nuk është hapur asnjëri prej kapitujve. Arritja e këtyre marrëveshjeve ka bërë që, sipas komisionerit të BE-së Johannes Hahn, të fillojnë së shpejti bisedimet zyrtare për anëtarësim.
Pra, e rëndësishme është se, pa një normalizim të këtyre marrëdhënieve dhe njohje të shtetit të Kosovës, vështirë se mund të flitet për anëtarësim të Serbisë në Bashkimin Evropian. Çdo dyzim gjithashtu i liderëve serbë e vështirëson këtë. Një anketë e pesë muajve më parë bënte të njohur se 63 për qind e të pyeturve pranonin realitetin e një Kosove të pavarur dhe se 65 për qind e tyre-përballë alternativës: pranim në BE apo një kthim të Kosovës në Serbi, zgjodhën këtë të fundit. Shkëputja nga ai opinion vendës, që realisht i vështirëson bisedimet e nesërme, në fund të fundit është në interes të vetë Serbisë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëLoredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar
Guardiola e thotë publikisht se i ka humbur besimi te ylli i Man Cityt
Ju mund të gjeni vitaminë D në këto ushqime, konsumoni ato për të rritur imunitetin
Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital
Gyokeres ‘vendos’ për cilin klub do të luajë – Sporting Lisbona zbret çmimin e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër