Është me të vërtetë për tu pasur zili forca e fjalës, bile edhe ajo e thashethemeve. Bën që të shiten makina, veshje e kompjuterë, bile shpëton edhe ndërmarrje nga falimentimi ose e kundërta e nganjëherë vulos edhe suksesin e ndonjë filmi. Shkenca e sofistikuar e vlerëson...
Në dhënien e opinionit, mesazhi gojë pas goje është më i fuqishëm se televizioni dhe shtypi i shkruar. Falë këtij mekanizmi shiten librat, popullarizohen filmat etj. Pikërisht për këtë arsye shkenca ka filluar të studiojë këtë lloj komunikimi, që nga thashethemet (forma më e ulët e tij) e deri tek bisedat e kafeneve midis kolegëve, që sipas disa studimeve qenkan në gjendje të përmirësojnë edhe efikasitetin e një biznesi.
Kur blen një makinë…
Për të kuptuar se sa efikas është ky mekanizëm, le të studiojmë rastin e blerjes së një makine apo një objekti tjetër. Na bind më shumë një fushatë e mirë reklamash, apo këshilla e një miku të mirë për ta provuar dhe blerë makinën në fjalë? Nuk ka dyshim, fjale e mikut është më e vlefshme. Sa më bindës të jetë argumenti që të jep miku për objektin në fjalë, aq më i predispozuar je për ta bërë edhe ti tënden një objekt si ai, në rastin tonë makinën. ‘Një spot reklamash të tërheq, por nëse një miku im më thotë që e kam provuar dhe nuk e pëlqen, natyrisht që unë nuk e marr” – na thotë Adi, një djalë i ri.
Zërat e gënjeshtërt
Jo më kot ëndrra e personave që reklamojnë është të arrijnë të imitojnë mekanizmin e transmetimit të fjalës. Një shembull tipik është përdorimi i dëshmive: vihet mesazhi i reklamës në gojën e një personazhi të njohur që gëzon besimin e publikut duke shpresuar që klientët të blejnë mallin e reklamuar pa komplekse dyshimesh.
Në raste të tjera përdoret krijimi i zërave fallso, për të stimuluar shpërndarjen e ‘zërave spontanë’. Psh një agjenci reklamash në SHBA, para pak kohësh angazhoi disa të rinj të cilët duhej të rrinin ulur në beret e lokaleve më të famshme duke porositur një konjak i cili në fakt ishte malli që do të reklamohej. Rezultati? Një rritje 40% e fitimit.
Ku ka zë s’është pa gjë
Të gjithëve na ka rënë rasti të dëgjojmë histori të thëna nga një mike që ia kishte thënë një mike tjetër. Janë legjendat e zakonshme, lajme të errëta dhe që besohen për të vërteta. Po si lindin, pse përhapen? Psikolog ët së fundmi kanë vlerësuar edhe më të përçmuarin e këtij mekanizmi, thashethemet. Mesa duket, përveç disponimit moral që mund të frymëzojë në disa raste, ka një dobi jo të vogël. Jo vetëm se është i praktikuar në të gjitha ambientet, por merr edhe një funksion të caktuar psikologjik dhe social. Por duhet të bëhet kujdes që të mos ngatërrohet me shpifjen dhe fyerjen. Nëse themi ‘fqinji im është idiot’, formulojmë një gjykim, i thelluar ose jo, por gjithsesi jo një thashetheme. Apo nëse themi ‘shefi im vjedh’, në këtë rast bëhet fjalë për një shpifje. Thashethemja është tjetër gjë. Ai është një pohim i marrë për i vërtetë që nuk synon shumë të godasë një person, por merret me zbulimin e identitetit të vërtetë moral të tij. Pra ai tenton të zbulojë një të dhënë në bazë të së cilës një person nuk është siç paraqitet dhe tu’o komunikojë këtë zbulim edhe anëtarëve të tjerë të shoqërisë.
E vërtetë, shumë e vërtetë, bile krejt e gënjeshtërt…
Gjithçka fillon kështu: jepet një fakt tjetër për tjetër dhe iu tregohet miqve duke i shtuar ndonjë gjë nga vetja. Shpesh ky zë përhapet, merr jetë dhe bëhet vetë e vërteta. Askush nuk është më në gjendje ta përgënjeshtrojë, as gazetat dhe televizionet që janë të mbushura me lajme të shijshme për të gjitha gustot dhe për konsum masiv. Kështu njeriu i zakonshëm e ka më të lehtë të besojë se sa të dyshojë. Por kjo legjendë që përhapet nuk është një përrallë me personazhe imagjinare, por një histori me personazhe aktualë (rasti më klasik: miku i mikut). Nuk mund të jetë ndoshta krejt false, mund të ngrihet mbi një fakt real ose pothuajse real dhe fryhet duke përzier faktet reale me ato të sajuarat. Dhe kështu historia ngrihet e tëra në këmbë. Përhapet zakonisht në ambiente të populluara si psh në kafe, lojëra fati apo kolektiva punonjëse dhe tregtohet njëlloj si barsoletat, me të vetmin ndryshim se barsoleta ka si qëllim që të na bëjë të qeshim me legjendat e saj, kurse këto rrëfime paraqesin ankthin, frikën, dëshirat dhe mërzitë e jetës sonë. Ka për të gjitha llojet e shijet, që nga tema seksuale e deri tek ato që arrijnë në limitet e realitetit.
Rrëfime seksuale
Të dashurit e kapur në flagrancë. Viktima është ajo që tradhton të shoqin. Gjatë një takimi me të dashurin që zakonisht është një djalë më i ri, ata të dy gjenden në një situatë të paparashikuar.
Ndërsa në këtë rast femra merr dënimin më të rëndë nga i shoqi dhe shoqëria. Në rastin tjetër, kur është burri ai që tradhton, natyra e thashethemeve është krejt tjetër: ambientet mashkullore gumëzhijnë: “Bravo i qoftë X-it, ku e gjeti gjithë atë femër… !”
Dekolteja
Zhbirimi dhe përgojimi i sjelljes së tjetrit, është një mjet që ne kemi në dispozicion për të shprehur idenë tonë të etikës. Nëse të bërit moral është e mërzitshme, thashethemet përveç se janë të këndshme, janë edhe një mjet për të aplikuar rregullat morale për situatat konkrete.
Marrim rastin e një vajze që prezantohet në punë me një dekolte të theksuar, ndryshe nga zakonisht. Komentet e mikeshave të saj mund të jenë: ‘E patë si ishte veshur sot Irena? Më dëgjoni mua, ajo sot është veshur kështu sepse ka një testim për një vend pune’.
Veshja e Irenës e cila deri atëherë e kishte quajtur të pandershme joshjen e shefave, shkaktoi reagimin e shoqeve të saj, aq më tepër që ajo e kaloi si një fakt të parëndësishëm. Pra në këtë rast kemi të bëjmë me përballjen e asaj që thuhet me atë që bëhet realisht.
Kur thashethemet kthehen në legjendë
Elvis Presli nuk ka vdekur. Në vitet 70 qarkulloi legjenda e vdekjes së Paul McCartney e aprovuar edhe nga disa simbole në disa kopertina të disqeve të Beatles. Hitleri është gjallë dhe ndodhet në Brazil në një zonë të thelle të Amazonës.
Ndërsa ne shqiptarëve na shijojnë veçanërisht thashethemet për politikanët. Nuk kemi fare pretendime edhe nëse cilësia e tyre lë për të dëshiruar. Mjafton që faqet e gazetave të mbushen çdo ditë ose të vjedhim ndonjë dialog nga tavolina tjetër kur jemi në kafe dhe kështu të fillojmë ditën me fjalinë klasike:
“A e more vesh se çfarë kishte bërë X-i?”
Në fillim të materialit ju treguam se si bota e ka kthyer në një metodë efikase të thashethemeve, këtë mënyrë disi banale komunikimi.
Shpresojmë që edhe ne shqiptarët të fillojmë të seleksionojmë midis thashethemeve që na serviren për t’iu vënë veshin vetëm atyre që na shërbejnë për diçka e jo atyre që janë thjesht për të shtyrë kohën ose akoma më keq, për t’i bërë dëm dikujt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit