LAJMI I FUNDIT:

‘Forca’ bojkoton Llamkos Kosovën

‘Forca’ bojkoton Llamkos Kosovën

Njëra ndër tifozeritë më të zjarrta në Kosovë, Forca, përmes rrjetit social Facebook, ka paralajmëruar bojkot ndaj skuadrës së futbollit Llamkos Kosova.

“Me padurim e kemi pritur fillimin e kampionatit, por në situatën që jemi është e pamundur ta ndihmojmë skuadrën qysh në ndeshjen e parë kundër Hysit”.

“Arsyeja pse kemi marrë vendim ta bojkotojmë skuadrën është politika diskriminuese e klubit ndaj nesh”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Forcës.

Padyshim mungesa e këtyre tifozëve do të jetë një minus i madh për klubin, mirëpo shpresohet se shpejt të gjendet një zgjedhje dhe Forcën ta shohim përsëri në tribunat. /Telegrafi/