Anëtarët e Forumit Kulturor e kanë pranuar me shqetësim të madh publikimin e listës së përfituesve të subvencioneve kulturore për vitin 2015. Bazuar në listën e publikuar, ky Forum thotë se ngjarjeve më të rëndësishme të kulturës në Kosovë, Ministria e Kulturës ia ka shkurtuar buxhetet, madje në disa raste edhe drastikisht.
Në reagim thuhet se ajo që është më e rëndësishmja është se nuk është dhënë asnjë arsyetim për këtë veprim, e aq më pak për kriteret mbi të cilat është bazuar shqyrtimi i projekteve dhe ndarja e përkrahjes financiare.
Forumi Kulturor i Kosovës, i cili mbledh pjesën më të madhe të skenës së pavarur të kulturës në Kosovë, edhe më herët ka kërkuar nga Ministria e Kulturës që të rishqyrtojë mënyrën e alokimit të buxhetit për kulturën si dhe ndërtimin e sistemit të meritave në ndarjen e granteve për kulturën e pavarur.
“Fatkeqësisht MKRS po vazhdon këtë traditë institucionale që fondi për projekte të kulturës të ndahet pa transparencën e duhur dhe duke mos u bërë publike as mënyra dhe as mekanizmat e vlerësimit të propozimeve”, thuhet në reagimin e FKK-së.
“Në raportin e vitit të kaluar për buxhetin shtetëror të kulturës, Forumi Kulturor kishte ftuar institucionet që t’i rishikojnë këto praktika. Raporti konstatonte se përzgjedhja e indikatorëve të cilët matin numrin e ngjarjeve kulturore në Kosovë për matjen e përformancës së MKRS, politikë kulturore kjo e elaboruar në KASH 2015-2017, ka rezultuar pa efekt në shpërndarjen e atyre pak mjeteve për subvencione në numër të madh të projekteve”, thuhet më tej në këtë reagim.
Përpos politikës së gabuar të shpërndarjes së fondeve për kulturë, FKK kujton se si raporti kishte alarmuar edhe për mungesën e sistemit të kontrollit dhe përformancës në dhënien e subvencioneve.
“Të gjitha këto shqetësime të skenës së pavarur u konfirmuan edhe një herë me rastin e publikimit të listës së përfituesve për vitin 2015”, shprehet kryesia e Forumit Kulturor.
Forumi Kulturor, me këtë rast, fton Ministrinë e Kulturës që të “ndërpresë këtë praktikë degraduese të ndarjes së buxhetit për skenën e pavarur dhe një herë e përgjithmonë të ndërtojë një sistem vlerësimi të bazuar mbi kritere profesionale dhe dëshmitë meritore të projekteve dhe iniciativave të propozuara”.
“Mënyra e vendimmarrjes së tillë rrezikon seriozisht jetën kulturore në vend që pothuajse kryekëput ofrohet nga organizatat e pavarura kulturore”, theksohet në reagimin e FKK-së.
Forumi Kulturor, sikur edhe në të kaluarën, thotë se është dhe mbetet i gatshëm që përmes proceseve gjithëpërfshirëse dhe në frymën e bashkëpunimit konstruktiv të krijojë partneritet me Ministrinë për këtë qëllim, sikurse edhe për politikat tjera kulturore në vend.
“Mbetet te autoritetet që janë të thirrura për zhvillimin e jetës kulturore në vend, në këtë rast Ministria e Kulturës, që të përmbush obligim e saj për konsultim dhe përfshirje të shoqërisë civile në politikbërje dhe vendimmarrje, obligim ky që përpos standardeve bashkëkohore të qeverisjes së mirë rrjedh edhe nga Strategjia qeveritare për bashkëpunim me shoqërinë civile”, përfundon reagimi i FKK-së. /koha.net/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pesëdhjetë thënie të Volterit: Është e vështirë t’i çlirosh budallenjtë nga zinxhirët të cilët ata i adhurojnë!

Kështu foli Nietzsche: Të jetuarit është vuajtje, të mbijetuarit është gjetja e një kuptimi për vuajtjet!

Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar
Higjiena ndër shekuj: Luigji XIV u la dy herë gjatë gjithë jetës!

E kaltra e rrallë e shpikur nga Qytetërimi Maja
A është fotoja e parë shqiptare vërtet e vitit 1858?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa