Qeveria e Kosovës ka pranuar kërkesën e Fondit Monetar Ndërkombëtarë (FMN), që gjatë këtij viti mos të ketë rritje të pagave për sektorin publik.
Burime të ORAinfo, bëjnë të ditur se stafi i FMN-së gjatë vizitës në Kosovë, i kanë kërkuar ministrit të Financave, Avdullah Hoti që të ruaj stabilitetin financiar dhe në këtë mënyrë të mos ketë rritje të pagave sivjet për sektorin publik.
FMN po ashtu ka kërkuar nga autoritetet e Kosovës që të sigurojnë që pagat në sektorin privat të jenë të përafruara me atë publik.
“Delegacioni nga FMN ka kërkuar që rritja e pagave të bëhet komfor rritjes makroekonomike, gjë që nuk do të krijonte pasoja në buxhet. Kërkesa e tyre ka qenë një lloji kushti për të hyrë në marrëveshje me Kosovën, nga e cila vendi ynë përfiton 185 milionë euro kredi”, kanë thënë burime brenda takimeve më FMN-në .
Në anën tjetër, sindikalistët thonë se nuk do të pranojnë që sivjet mos të ketë rritje të pagave.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahaman Jasharaj ka thënë për ORAinfo, se nuk do të heqin dorë nga rritja e pagave. “Ne jemi të vetëdijshëm për mundësitë buxhetore. Ne nuk po kërkojmë rritje të madhe të pagave, mirëpo qëndrojmë pran kërkesave që të ketë një rritje të vogël të pagave”, ka thënë Jasharaj.
Ai ka thënë se gjate takimeve që kanë pasur me zyrtarët e FMN-së, nuk është shtruar asnjëherë kërkesa nga ta për mos rritje të pagave. “Zyrtarët e FMN-së në takimet që i kemi pasur na kanë thënë se nuk përzihen për ndarjet buxhetore, por njëkohësisht na kanë sugjeruar se duhet pasur kujdes në stabilitetin financiar”, ka thënë Jashari.
Ndryshe, pas 10 ditë diskutimesh, Qeveria e Kosovës dhe FMN-ja kanë arritur marrëveshje për një program 22 mujor, i cili akomodon në tërësi nevojat që ka shteti i Kosovës. Kredia që ka përfituar Kosova do të investohet në sektorë të ndryshëm, duke përfshirë edhe atë të bujqësisë, arsimit, shëndetësisë etj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania