Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Christine Lagarde, ka paralajmëruar së fundmi për një valë të re krize financiare që do të përfshijë mbarë botën. “Rreziqet për stabilitetin financiar botëror po rriten”, tha francezja të enjten në Washington.
Probleme, para së gjithash, mund të shkaktonin përqindjet e ulëta apo dhe ato negative, si dhe luhatjet dramatike në kursin e këmbimit, transmeton gazeta shqip.
“Edhe ekonomia botërore po rritet gjithnjë e më me ngadalë”, tha Lagarde në një fjalim, duke mbajtur fokusin në takimin e radhës së FMN-së që do të zhvillohet javën e ardhshme.
Produkti i Brendshëm Bruto në rang global këtë vit do të rritet po aq shpejt sa në 2014-n, kur plusi regjistrohej në nivelin e 3,4 përqindëshit.
“Rritja ekonomike globale do të ecë përpara, por ajo do të njohë shtresa dhe rritje të pabarabartë të sektorëve”- tha ajo.
Ndërsa vendet më të rrezikuara nga kriza, ajo parasheh që do të jenë Rusia, Brazili dhe Lindja e Mesme. Zhvillimi në ekonomitë e rëndësishme botërore si SHBA-ja dhe Britania e Madhe do të jetë i kënaqshëm, edhe Eurozona do të njohë rritje, por situata në disa vende në zhvillim dhe të zhvilluara, do të njohë “ditë të këqija”. Para së gjithash, Rusia, Brazili dhe shumë shtete të Lindjes së Mesme do të hasin probleme ekonomike. India, Kina dhe shtete të Afrikës, rajonet në jug të Saharasë, do të kenë një gjendje më të stabilizuar.
“Politikat joshëse për të thithur para në Eurozonë dhe Japoni, do të jenë një ndihmë për zhvillimin ekonomik”, theksoi Lagarde, por sjell me vete edhe rreziqe. “Ajo kërkon më shumë tolerancë për investitorët. Kjo mund të çonte në bursa të mbinxehura.”
Ajo ka porositur që Qeveritë duhet të mos i braktisin reformat
“Lëkundjet e forta në këmbimet valutore do të ishin përtej tyre edhe një rrezik më vete për ato vende që kanë borxhe në shuma të mëdha në valutë të huaj”, tha Lagarde. Para së gjithash vende në zhvillim, të cilët vuajnë nga çmimet e ulëta të lëndëve të para dhe duhet t’u frikësohen rritjeve të mundshme të përqindjeve për kreditë, mund të binin si pasojë në vështirësi.
“Rreziqet mund të trajtohen në mënyrë individuale, por ne duhet të jemi gati të hasim një prapsje strukturore të likuiditetit (pra, tërheqje të kapitalit)”, tha zonja Lagarde. Qeveritë për këtë arsye duhet të këmbëngulin për reforma të vazhdueshme dhe rregulla strikte për të tërhequr kapitale dhe të pengojnë gatishmërinë e tepruar të rrezikut ndaj investitorëve.
Ndër të tjera, shefja e FMN-së tha se “sot ajo që ne duhet të bëjmë është të shmangim që mediokriteti i ri të kthehet në ‘një realitet të ri’”. Zonja Lagarde tha gjatë fjalimit para organizimit të Këshillit të Atlantikut javën që vjen, që mbahet çdo gjashtë muaj mes FMN-së dhe Bankës Botërore se “e gjithë hapësira dhe nivelet politike duhen vënë në shfrytëzim”.
Ndërsa rritja globale mezi po njeh një mesatare rritjeje të krahasueshme me atë të tri dekadave të fundit, zonja Lagarde tha se nuk është e mjaftueshme të kapërcehen vetëm përqindjet e larta të papunësisë, barrierat nga borxhet e kreditë dhe stanjacioni në disa prej ekonomive më të mëdha të botës.
Për të ruajtur stabilitetin në terma afatgjatë të ekonomisë botërore, zonja Lagarde tha se fuqitë globale duhet të forcojnë forumet e politikave që bëjnë të mundur ndërtimin e arkitekturës financiare ndërkombëtare.
Dhe gjithashtu zonja Lagarde sinjalizoi se ajo mund të mbështeste përfshirjen e juanit kinez në koshin e rezervave valutore të FMN-së. /Gazeta Shqip/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
BQK miraton Letrën Këshilluese për Kreditë e Sindikuara
Rizvanolli në Davos: Deri në vitin 2031 synojmë të ulim emetimin e gazrave serrë për 30% dhe të rrisim për 25% energjinë e ripërtërishme
Sogojeva: Në vitin 2025 të ulet TVSH dhe të rregullohet çështja e kuponave fiskal
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Sogojeva: Në vitin 2025 të ulet TVSH dhe të rregullohet çështja e kuponave fiskal
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar