LAJMI I FUNDIT:

FMN interesohet për Brezovicën

FMN interesohet për Brezovicën

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti në takim përfaqësuesin rezident të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, Ruud Vermeulen, të cilit i uroi punë të mbarë në Kosovë.

Përfaqësuesi i FMN-së në Kosovë, Ruud Vermeulen, shprehu interesimin e tij rreth implementimit të projekteve me interes kapital për vendin, përfshirë projektin për Zhvillimin e Qendrës Turistike të Brezovicës, Fondin Kosovar për Garantimin e Kredive si dhe Ligjin për Investime Strategjike.
Ministrja Bajrami e ka njoftuar Vermeulen rreth aktiviteteve të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe për hapat e ndërmarrë në ngritjen e kapaciteteve në agjencitë, si në: Agjencinë e Metrologjisë, Agjencinë e Akreditimit dhe Agjencinë e Standardizimit, si dhe në Inspektoratin e Tregut të MTI-së.

Ministrja Bajrami e informoi Vermeulen rreth Projektit të Zhvillimit të Qendrës Turistike të Brezovicës. Ajo e siguroi Vermeulen se Qeveria e Republikës së Kosovës vazhdon të mbështesë projektin dhe të realizojë obligimet e qeverisë, që dalin nga kontrata e nënshkruar.


Ministrja e njoftoi atë edhe për Skemën e Garantimit të Kredive, ku do të lehtësohet qasja në financa për bizneset, duke siguruar garanci kolaterali deri në 50 për qind.

Ajo bëri të ditur se tashmë është finalizuar Draft-ligji për investime strategjike, i cili do të krijojë lehtësira dhe mundësi më të mira për investime si dhe do të mundësojë negocimin me investitorë strategjikë për të sjellë investime në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Gastronomët ankohen se iu ka rënë puna, tregojnë disa arsye që kanë quar në ulje

Gastronomët ankohen se iu ka rënë puna, tregojnë disa arsye që kanë quar në ulje

Ekonomi
Kalo në kategori