LAJMI I FUNDIT:

Flet Simiq: Ka edhe biseda të tjera mes Kusarit e Radoiçiqit

Flet Simiq: Ka edhe biseda të tjera mes Kusarit e Radoiçiqit

Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq, ka thënë se ka edhe biseda të tjera mes shefes se grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari dhe kryekriminelit, Milan Radoiçiq.

“Siç edhe kam deklaruar, ka edhe shumë biseda të tjera që kanë ndodhur”, ka thënë Simiq për RTVD.

Ndërkaq, ish-hetuesi policor Murat Mehmeti, deklaroi se të gjitha takimet të politikanëve të kosovarë, por edhe të personave të tjerë, janë të incizuara nga Shërbimi Inteligjent i Serbisë.


“Jo pse Radoiçiqi nuk është pjesë e strukturës shtetërore. Radoiçiqi formalisht e ka marrë përsipër sulmin e fundit terrorist, por prapa Radoiçiqit është inteligjenca ushtarake”, tha Mehmeti në Rubikin.

Ish-hetuesi policor: Takimet e Radoiçiqit me politikanët kosovarë janë të incizuara nga Shërbimi Inteligjent Serb
Lexo po ashtu Ish-hetuesi policor: Takimet e Radoiçiqit me politikanët kosovarë janë të incizuara nga Shërbimi Inteligjent Serb

Lidhur me përgjimet, kryeministri Kurti të martën para gazetarëve tha se “ajo është një situatë e montuar dhe Radoiçiq këtë muaj i bënë 9 muaj që ndodhet i lirë në Serbi dhe tryesnia do të duhej të ishte që të ketë aktakuzë ndaj tij”.

Ai u pyet nëse do të merren masa ndaj Kusari-Lilës.

“Po e kuptoj që po përpiqeni të dramatizoni me çdo kusht disa sekonda prej një bisede që nuk e di si është marr e ku është marr, si u pre e nga kush u organizua. Por edhe një herë unë jam kryetar i VV-së dhe Mimoza Kusari nuk është anëtare e VV-së. Edhe po të ishte anëtare e VV-së për këso gjerash ka komisione, nuk e ka VV-ja kryetarin diktator që merr vendime siç do të kishte dëshiruar ndokush”, u shpreh Kurti.

Lidhur me përfshirjen e Kusarit në përgjimet, ka pasur reagime të ashpra edhe nga partitë opozitare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Bizneset kosovare nuk po arrijnë të eksportojnë produkte shtazore në BE

Bizneset kosovare nuk po arrijnë të eksportojnë produkte shtazore në BE

Lajme
Kalo në kategori