LAJMI I FUNDIT:

Fjalimi skandaloz i anëtarit të Parlamentit Evropian: Femrat duhet të paguhen më pak se meshkujt, sepse janë më pak inteligjente (Video)

Fjalimi skandaloz i anëtarit të Parlamentit Evropian: Femrat duhet të paguhen më pak se meshkujt, sepse janë më pak inteligjente (Video)

Anëtari i Parlamentit Evropian (PE) nga Polonia, Janusz Korwin-Mikke mund të dënohet, pasi ka deklaruar se femrat “duhet të fitojnë më pak se sa burrat, sepse ato janë më të dobëta dhe më pak inteligjente”, raporton BBC.

Thuhet se Presidenti i PE-së, Antonio Tajani është duke hetuar rastin nëse Mikke ka thyer rregullat gjatë fjalimit me kolegët e tij në PE. Rregullat në mënyrë strikte ndalojnë gjuhën shpifëse, raciste dhe ksenofobe, transmeton Telegrafi.

Në Twitter është publikuar një video në të cilën anëtari i Parlamentit Evropian, Garcia Perez kritikon qëndrimin e Mikke-s. Anëtarët e grupit parlamentar të Socialistëve dhe Demokratëve në PE, i kanë bërë presion Tajanin që ta sanksionojë Mikke për komentet “fyese”.


Dënimet për sjellje të tilla mund të fillojnë me një paralajmërimet e deri tek suspendimi i përkohshëm nga PE-ja.

Korwin-Mikke është anëtarë i pavarur i Parlamentit Evropian, i cili më partinë e tij ishte censuruar nga PE-ja. Gjatë vitit të kaluar ai ishte pezulluar për pesë ditë, pasi emigrantët që kishin ardhur në Evropë i kishte krahasuar me fekalet.

Në tetor të vitit 2015, ai ishte pezulluar për 10 ditë, pasi kishte ngritur dorën në shenjë të përshëndetjes naziste. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=eMdadrVpPL0

Në trend Botë

Më shumë
Trump sugjeron sanksione të reja ndaj Rusisë nëse Putin refuzon bisedimet e paqes me Ukrainën

Trump sugjeron sanksione të reja ndaj Rusisë nëse Putin refuzon bisedimet e paqes me Ukrainën

Amerika
Fillon puna për të bllokuar emigrantët që kalojnë lumin për në SHBA

Fillon puna për të bllokuar emigrantët që kalojnë lumin për në SHBA

Amerika
Rusët dërgojnë

Rusët dërgojnë "skuadra me paterica" ​​në betejë

Evropa
Trump kërcënon Kinën me tarifa prej 10 për qind dhe paralajmëron se BE-ja mund të përballet gjithashtu me to

Trump kërcënon Kinën me tarifa prej 10 për qind dhe paralajmëron se BE-ja mund të përballet gjithashtu me to

Amerika
Autoritetet turke arrestojnë nëntë persona, lidhur me zjarrin që shpërtheu në hotelin ku humbën jetën 76 persona

Autoritetet turke arrestojnë nëntë persona, lidhur me zjarrin që shpërtheu në hotelin ku humbën jetën 76 persona

Turqia
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Amerika
Kalo në kategori